Pak muaj më parë u zbulua një skemë mashtrimi ku e përfshirë ishte edhe aktorja e njohur Felicity Huffman, e njohur në serialin “Desperate Housewives”.
Ajo, së bashku me 50 prindër të tjerë ishte pjesë e një mashtrimi në mënyrë që të regjistronin fëmijët e tyre në një nga shkollat më elitare pa kaluar më parë në filtrat përzgjedhës të shkollës.
Huffman së bashku me të implikuarit e tjerë ka dhënë një ryshfet prej 6 milionë dollarësh me kusht që fëmijët e tyre të regjistroheshin në këto shkolla.
Në fillim u tha se dënimi maksimal për këto akuza të ngritura ndaj saj ishin 20 vjet burg.
Por tashmë që është shpallur fajtore, vendimi i marrë është që aktorja do të bëjë 4 muaj burg si dhe do të paguajë një gjobë prej 20,000 dollarësh.
Më herët në gjyq ajo është shprehur se ka vepruar në këtë mënyrë pasi e bija ka një problem të lindur në të mësuar./Opinion.al/