Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Heqja e tabelave dygjuhëshe, reagon PBDNJ dhe OMONIA: Provokim

2019/05/05 at 3:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Heqja e tabelave dygjuhëshe, reagon PBDNJ dhe OMONIA: Provokim

PBDNJ dhe OMONIA kanë reaguar në lidhje me heqjen e tabelave dygjuhëshe. Ky akt është cilësuar prej tyre si një provokim nga ana qeverisë “Rama”.

Ata theksojnë se qeveria ka shkelur të drejtat e njeriut, ndërsa në këtë mënyrë është shprehur racizmi i shqiptarëve ndaj gjuhës greke.

“Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG.

Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.”

Deklarata e plotë

Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.

Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.

Tabelat konkrrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundjet instrumentave monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë.

Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtëpërdrejtë të Qeverisë helenike.

Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit  të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes. Të theksohet se këto tabela përbëjnë element pasuror të Bashkisë së Finiqit që ka financuar me procedura të rregullta dhe legale prodhimin dhe instalimin e tyre.

OMONOIA dhe PBDNJ reaguan që në momentet e para kur u vu në dijeni me akt verbal ndaj grupeve të misionit qeveritar që vepronte në heqjen e tabelave, në prezencë të Kryetarit të Organizatës OMONOIA. Pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike.

Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
Trump: Aleancë e fortë SHBA-Rusi për një botë më të mirë e më të sigurt

Trump: Aleancë e fortë SHBA-Rusi për një botë më të mirë e më të sigurt

Rrëzohet helikopteri, vdesin 7 ushtarakë

Rrëzohet helikopteri, vdesin 7 ushtarakë

Neymar e qëlloi me grusht, flet tifozi: Nuk kam dal nga shtëpia

Neymar e qëlloi me grusht, flet tifozi: Nuk kam dal nga shtëpia

TE FUNDIT

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com