Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Vendi probleme në sistemin e drejtësisë, nuk është faji i opozitës

2019/04/30 at 8:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi lehtësues për Dajtin, Meta:KLGJ dhe Prokuroria të vihen në lëvizje

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se partitë ka nisur të punojnë për të shmangur thellimin e mëtejshëm të krizës politike në vend.


Sipas tij, nëse kriza politike do të vijojë do të ketë pasoja të paparashikueshme për Shqipërinë.

Presidenti thekson për “Ora News”, se një nga problemet kryesore në vend është mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe problemet që janë krijuar në sistemin e drejtësisë, kjo sipas tij, nuk vjen për shkak të reformës, por nga mungesa e dialogut politik opozitë-pozitë.

Për këto probleme, kreu i shtetit shprehet se nuk mund të fajsojë opozitën, pasi ajo nuk ka përgjegjësi përse Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese.

Meta tha se ka qenë kundër vettingut në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo do të sjellte probleme në sistemin e drejtësisë në vend.

“Ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila vë në diskutim edhe vetë pluralizmin politik dhe vetë bashkëjetesën demokratike.

Të gjitha partitë parlamentare opozitare jo vetëm kanë vendosur të largohen nga parlamenti, por edhe një vendim tjetër për të mos u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara prej kohësh në 30 qershor.

Mendoj që takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e të fortit, atje në tehun e buzës së greminës. Atje këmba mund të rrëshqasë edhe pa dashje për të shkuar në një krizë të paparashikuara.

Unë shqetësimet e mia i kam ngritur prej kohësh, për përpjekjet e mia të vazhdueshme për të parandaluar një situatë të tillë, sepse mungesa e dialogut do të akumulojë një hendek që do të çojë në kriza. Këtu një problem serioz ka qenë dhe mbetet mungesa e Gjykatës Kushtetuese, problemet e mëdha të sistemit gjyqësor që në bindjen time nuk vijnë nga reforma në drejtësi, por nga mënyra e njëanshme jashtë dialogut politik dhe në mungesë të respektit, parimeve kushtetuese dhe afateve kushtetuese, për krijimin në kohë të institucioneve që do ta kishin evituar një situatë të tillë.

Më duhet të theksoj, për hir të së vërtetës dhe problemit që është krijuar se unë kam qenë kundër vetingut për Gjykatën Kushtetuese, kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi. Kam patur shqetësimin që mund të kemi një situatë, ku të kemi një anëtar që ka mbaruar mandati, po qoftë edhe 2-3 të mungojnë nuk është pak për një trup kaq të kufizuar dhe me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët. Në tërësi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar apo interesin publik.

Unë në pozitën time si kryetar i Kuvendit jam kujdesur që gjithçka të shkonte perfekt  me shortin e KED në dhjetor 2016, por edhe si President në përpjekjen time për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe për të shmangur çdo situatë ekstraligjore për krijimin e KED, kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe për fat të keq kemi humbur më shumë se dy vjet dhe për këtë unë nuk e fajësoj dot opozitën. Në rast se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të besueshme unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri integrimit evropiane. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin që Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk dua të them kush janë. Presidenti ka bërë përpjekjet që  gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës që është votuar me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë”,-tha Meta./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
Bota

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

4 Shtator, 2025 5:34 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
Bota

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

4 Shtator, 2025 3:59 pm
Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
Bota

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

4 Shtator, 2025 3:28 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Politikë

PD kundështon rezultatin e zgjedhjeve, zbulohet kërkesa e Kolegjit Zgjedhor

4 Shtator, 2025 2:59 pm
Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona
Bota

Nigeri/ Mbytet varka, humbin jetën 29 persona

4 Shtator, 2025 2:51 pm
Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Politikë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

4 Shtator, 2025 2:30 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

4 Shtator, 2025 1:51 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
Para
Vendet që duhet të vizitoni në vitin 2018 -bazuar në shenjën e horoskopit

Çfarë pune duhet të bësh bazuar në shenjën tënde të horoskopit

Takim me Ramën? Meta: Kam pasur takime të tjera që nuk i kam bërë publike

Takim me Ramën? Meta: Kam pasur takime të tjera që nuk i kam bërë publike

Kriza/“Reflektim e bashkëpunim”, kaq thotë Meta tani për tani

Meta tregon arsyet pse nuk hapen negociatat me BE
















TE FUNDIT

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim

Ish-kampioni i UFC shpall kandidaturën për president të Irlandës: Koha për ndryshim
4 Shtator, 2025

Conor McGregor u ka kërkuar mbështetësve të tij online të lobojnë te konsulentët, mbështetja e të cilëve mund t’i hapë...

Lexo më shumë

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
4 Shtator, 2025

29 vite nga emisioni i parë, këtë të enjte në orën 21:00 nis sezoni i ri i emisionit “Opinion”. Intervista...

Lexo më shumë

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?

“Vendimi le të jetë personal”, Florida do heqë vaksinimin e detyruar?
4 Shtator, 2025

Florida planifikon t’i japë fund vaksinimit të detyruar, duke përfshirë këtu atë të nxënësve, siç pohoi kreu i shëndetësisë atje,...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës

Ndahet nga jeta Giorgio Armani, stilisti ikonë i modës
4 Shtator, 2025

Giorgio Armani, stilisti legjendar që ndryshoi botën e modës, ka ndërruar jetë sot në moshën 91 vjeç, vetëm pak muaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com