Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur se takimi i kryeministri Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, konfirmon mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e ngociatave me BE.
Cakaj thekson se reforma në drejtësi ka marrë vlerësimin më të lartë nga ana e Gjermanisë, teksa shton se progrese ka pasur në të pestat prioritetet e vëna për të vazhduar rrugën drejtë Bashkimit Europian.
Postimii Cakajt
Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ??????! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë ?!
Gent Cakaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama ndodhen në Berlin me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron./ Opinion.al E.Xh.