Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë deklaronte Rama kur protestonte vetë në opozitë

2019/04/29 at 3:20 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë deklaronte Rama kur protestonte vetë në opozitë

Kryetari i PS Edi Rama, duke takuar deputetet Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafa, Blendi Klosi dhe Besnik Bare, bashke me 18 deputete dhe 180 mbeshtetes te PS, te cilet kane hyre ne greve urie, ku duan ti imponojne qeverise hapjen e kutive te votimit dhe zgjidhjen e krizes politike ne vend.

Opozita e bashkuar do të mbajë protestën e radhës Kombëtare në 11 maj, ndërsa çdo të enjte do të protestojë duke bllokuar akset kryesore.  Partia Demokratike dhe aleatët e saj dogjën mandatet gjatë muajit shkurt dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme (duke shtyrë automatikisht dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit).


Por këto kërkesa janë hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se opozita u largua nga parlamenti pasi do të pengojë me protesta rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave si dhe sipas tij ka frikë nga referoma në drejtësi.

Po të kthehemi pas në kohë, kur Edi Rama ishte në opozitë, ai i cilësonte protestat si një mjet për të sjellë demokracinë në vend.  Më poshtë po iu sjellim fragmente të deklaratave politike të Edi Ramës, që në thelb ngjasojnë me ato të Lulzim Bashës në ditët e sotme. Sipas Ramës protestat e tij ishin për një Shqipëri evropiane që nuk pengonin integrimin, kundër një parlamenti të kapur si dhe refuzonte dialogun me qeverinë.

Pas protestave PS u fut në grevë urie, ndërsa në Bruksel mbahej takimi i komitetit të stabilizim asocimit që drejtohej nga Shtefan Fyle.

Edi Rama, 1 Maj 2010: Dëgjojmë njerëz që thonë se gjërat vërtet mund të jenë keq po as rruga e protestës nuk është zgjidhje. Shkoni në parlament, përsërisin disa, se aty është vendi zhvillohet demokracia. Madje ka prej tyre që arrin të thonë se protesta jonë dëmton demokracinë dhe integrimin. Këta janë përgjithësisht një pakicë që vetë jeton sidoqoftë më mirë se shqiptarët që sot s’kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të protestojnë. Janë ata që nuk kanë as dhimbjen e as ngutin tonë për Shqipërinë e shumicës që nuk shtyn dot muajin mes papunësisë, varfërisë e çmimeve të pafrenueshme të jetës së përditshme. Prandaj edhe kur flasim u dukemi sikur bëjmë politikën e arsyeve personale, jo betejën e vlerave qytetare. U them shumë thjesht: Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe e duam sot, këtu, në vendin tonë ku nuk do të lejojmë të instalohet një mbretëri e pashpallur dhe as do ngurrojmë të përballemi me fuqinë e rezistencës paqësore ndaj një pushteti që zgjedhjet i do lojë të paravendosur, parlamentin teatër të parashkruar, qeverinë pykë të palargueshme në rrugën mes nesh e të ardhmes europiane të vendit tonë. Kurse atyre që dashamirësisht thonë duam ta kemi të qartë kur, ku dhe si përfundon rruga e protestës u them ejani bashkohuni me ne se s’dihet kur e as ku mbaron kjo betejë – ndryshe s’do qe betejë po fushë për t’u mbjellë me lule – po është e sigurtë se sa më shumë dhe sa më të vendosur të jemi aq më shpejt fitorja e saj do të vijë për të gjithë. 

***

Edi Rama 10 Maj 2010: Sot kam pasur një diskutim me një qytetar i cili më tha, se si plotë të tjerë, ishte plotësisht dakord me çka ne kërkojmë, ishte plotësisht dakord se kutitë duhet të hapen, ishte plotësisht dakord se transparenca duhet të jetë parimi i funksionimit të institucioneve shtetërore, të parlamentit, të qeverisë e kështu me radhë. Ishte plotësisht dakord se liria e medias duhet garantuar, por nuk ishte dakord me formën e protestës sonë dhe as me grevën e urisë. Atij qytetari dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai u them, në rast se jeni dakord me gjithçka që ne kërkojmë, por nuk jeni dakord me formën se si ne protestojmë, atëherë protestoni në formën tuaj, por mos rrini duke bërë sehir, mos rrini duarkryq, mos rrini larg, sepse ajo ç’ka ndodh për mirë, është e mirë për të gjithë dhe ajo çka ndodh për keq, është e keqe për të gjithë. Nuk shpëtoni sot nga e keqja të cilën ne po e luftojmë, duke u mjaftuar me konstatimin se ne kemi të drejtë kur themi se ja ku është e keqja, por nuk kemi gjetur formën e duhur për të protestuar kundër të keqes. Bëhuni pjesë e betejës për të protestuar kundër të keqes, gjeni formën tuaj. Dhe në rast se nuk e keni një formë, respektojeni formën tonë.  Në mbyllje dua ta përsëris se protesta jonë është shprehje e shpirtit tonë opozitar edhe e vizionit tonë për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri moderne, për një Shqipëri të mirëqenë, për një Shqipëri ku liria dhe e drejta e secilit janë mbi vullnetin e pushtetit mbi këdo. Në këtë rrugë të protestës ne kemi qenë dhe mbetemi gjithmonë të bindur se dialogu është i domosdoshëm dhe asnjëherë nuk i jemi larguar apo nuk e kemi refuzuar dialogun.  Por nga ana tjetër është sot dita për ta thënë se nuk mjafton të thuash se jemi gati për dialog, dhe këtë e kam për zotërinjtë e palës tjetër, por duhet të thuash se për çfarë dialogu je gati. 

***

Edi Rama 16 Maj 2010: Sali Berisha del dhe thotë sikur të ishte duke i dhënë popullit një lajm të mirë, nuk ka draft, nuk ka marrëveshja, nuk ka zgjidhje, nuk ka gjë në tavolinën time. Po atëherë çfarë bën zotrote në atë tavolinë në rast se nuk ke zgjidhje për këtë krizë që po e rrënon ekonominë , për këtë krizë që po rrënon demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë? Çfarë bën zotrote në atë tavolinë kur nuk je në gjendje të bësh detyrën minimale? Dhe detyra jote minimale është ti japësh zgjidhje kësaj krize e cila i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve të shkuara, prej të cilave kërcënohen zgjedhjet dhe zgjidhjet e ardhshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë bën zotrote në atë tavolinë, kur nuk je në gjendje të kuptosh dhe as të veprosh lidhur me këtë çështje të madhe me interes publik, që është transparenca. E në rast se në atë tavolinë nuk bën tjetër gjë zotrote veçse lexon kushtetutën, si ka mundësi që atë kushtetutë që e lexon përditë dhe na e këndon përditë ne të gjithëve, e ke shkelur më shumë se 30 herë i kapur në flagrancë nga gjykata kushtetuese e shumë e shumë herë të tjera. Për cilën kushtetutë flet zotrote, cilës kushtetutë i referohen kukullat e tua që dalin dhe bëjnë çdo ditë paradën e recitimeve nëpër ekranet e televizioneve duke u kujtuar shqiptarëve një kohë të shkuar, kohën kur fliste parti dhe dëgjonte populli, nënshtrohej populli dhe kënaqej partia. Ka mbaruar ajo kohë Sali Berisha, ka ikur, ka perënduar. Ku ka në europë, ku ka në botën e lirë demokratike, kryeministër që ti dalë popullit vetë përpara si triumfator dhe ti thotë, nuk ka zgjidhje, nuk kam zgjidhje, s’më kanë dhënë zgjidhje, nuk di për çfarë zgjidhje flasin. E kuptoni se ku është katandisur qeveria e këtij vendi? E kuptoni sesa të forta janë fijet e interesave personale të këtij oborri ku është mbyllur një pushtet i tërë duke i lenë shqiptarët jashtë rrugëve të zhvillimit dhe të mirëqenies. /Opinion.al

Etiketa: edi ramaprotestaShtefan Fyle


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Mogherini viziton Tiranën, takime me Ramën dhe opozitën

Mogherini viziton Tiranën, takime me Ramën dhe opozitën

Norvegji, kapet balena me parzmore, akuza se Rusia e përdorte për spiunazh

Norvegji, kapet balena me parzmore, akuza se Rusia e përdorte për spiunazh

Vdes ish-senatori amerikan, çfarë bëri për Shqipërinë

Vdes ish-senatori amerikan, çfarë bëri për Shqipërinë
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com