Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër. Dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa kanë kërkuar masa lehtësuese.
Gjykata e Shkodrës u rrethua që në orët e para të mëngjesit nga forca të shumta policie për çështje sigurie.
Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali. Për këtë ngjarje një prej dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Lici për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje./Opinion.al