Manchester City është rikthyer në vendin e parë të Premier League pas fitores së ngushtë 1-0 të marrë në fushën e Burnley-t.
Skuadra e Pep Guardiolas nuk e ka pasur aspak të lehtë të marrë tri pikët sot. Pavarësisht dominimit të ndeshjes dhe rasteve të shumta të krijuara, City ka pasur nevojë për ndihmën e teknologjisë për të siguruar fitoren.
Gjuajtja e Sergio Aguero-s në minutën e 63-të u duket se u largua nga një prej mbrojtësve në momentin e fundit, por teknologjia konfirmoi se topi kishte kaluar vijën.
Tashmë City ka 92 pikë, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë./Opinion.al