Avioni më i madh në botë ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë nga Kalifornia në drejtim të shkretëtirës Moja.
Mega avioni i quajtur Roc, është cilësuar i tille për shkak se krahët e tij janë të gjata sa një fushë futbolli, ndërsa në trupin e dyfishtë mban 6 motorë të mëdhenj.
Avioni e kreu fluturimin e tij të parë për më shumë se dy orë, ndërsa shpejtësia maksimale arrinte 304 km në orë me një lartësi prej rreth 5200 metrash. Drejtuesit e kompanisë e cilësuan fluturimin si fantastik. Ndërsa piloti u tha gazetarëve se përvoja ishte “unike” dhe se “për pjesën më të madhe, avioni fluturoi siç ishte parashikuar”.
Avioni u krijua në vitin 2011 nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në tetor të vitit të kaluar.
“Ne të gjithë e dimë se Pauli do të ishte krenar nëse do të ishte dëshmitar i kësaj arritjeje historike sot”, tha motra e miliarderit, Jody Allen. Kompania tashmë synon që në vitet e ardhshme të konkurrojë në hapësirën ajrore mes kompanive te mëdha si Spacex e Elon Musk dhe United Launch Alliance, një partneritet midis Boeing dhe Lockheed Martin./Opinion.al