Zëvendëskryeministri Erion Braçe do të drejtojë tashmë edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Vendimi është marrë ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Në bordin drejtues të këtij institucioni janë emëruar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi, zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi si dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë që i përgjigjet sfidave në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 25- vjeçare në zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit u krijua me misionin për zbutjen e varfërisë në zonat rurale të Shqipërise pas rënies së sistemit totalitar./Opinion.al