Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia: Mund të blejmë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga Rusia

2019/04/10 at 7:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia: Mund të blejmë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga Rusia

Turqia paralajmëroi të mërkurën se mund të blejë avionë dhe sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore nga Rusia nëse Uashingtoni nuk do t’i shesë asaj sistemet e mbrotjes raketore Patriot dhe aeroplanët F-35.


Kjo ka rritur mundësinë e lidhjeve më të forta të mbrojtjes mes Moskës dhe Turqisë, një vend anëtar i NATO-s.

Planet ekzistuese të presidentit Tayyip Erdogan për të blerë sistemin rus S-400 kanë alarmuar Shtetet e Bashkuara që thonë se sistemi nuk është në përputhje me ato e NATO-s dhe se do të komprometonte sigurinë e avionëve F-35 që Turqia synon të marrë nga SHBA.

Uashingtoni i ka ofruar Ankarasë dy mundësi, duke i propozuar t’i shesë si sistemet Patriot në vend të S-400-s, por në të njëjtën kohë e ka paralajmëruar për sanksione dhe se do të ndalë shitjet e avionëve F-35, nëse Ankaraja blen sistemet ruse të mbrotjes.

Turqia nuk ka dhënë shenja tërheqjeje dhe zoti Erdogan, i cili zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin këtë javë në Moskë, u citua të ketë thënë të mërkurën se marrja e porosisë së parë për sisteme S-400 mund të ndodhë edhe më shpejt sesa muaji korrik, afati i paracaktuar.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu përsëriti gjithashtu qëndrimin e Ankarasë se blerja e S-400-s është një marrëveshje e mbyllur dhe se vendi i tij do t’i plotësohte nevojat në fushën e mbrojtjes nga vende të tjera, nëse kjo do të ishte e nevojshme.

“Nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i shesin, atëherë ne do t’i blejmë sistemet Patriot. Por nëse Shtetet e Bashkuara nuk duan, ne mund të blejmë më shumë S-400 apo sisteme të tjera. Ka sisteme ruse SU-34, SU-57 e të tjera. Do të plotësojmë absolutisht nevojat gjetkë derisa të jemi në gjendje t’i prodhojmë vetë”, tha zoti Cavusoglu për transmetuesin televiziv turk NTV.

I pyetur mbi komentet e zotit Cavusoglu, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Rusia po shihte mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak e teknik me Turqinë. “Ky është një proces absolutisht normal“, u tha ai gazetarëve.

Të martën, udhëheqësit e komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Forcave të Armatosura në Senatin amerikan paralajmëruan Turqinë se po rrezikon sanksione të ashpra nëse vazhdon me planet për të blerë sistemet S-400.

“Deri në fund të vitit, Turqia do të ketë ose avionë të avancuar luftarakë F-35 ose një sistem rus S-400 të mbrojtjes nga raketat, por nuk mund t’i ketë të dyja“, thanë senatorët republikanë Jim Risch dhe Jim Inhofe si dhe senatorët demokratë Bob Menendez e Jack Reed.

Mosmarrëveshjet e krijuara lidhur me blerjen e sistemeve S-400 janë vetëm një tregues i marrëdhënieve të tendosura mes dy aleatëve të NATO-s.

Ata kanë gjithashtu mosmarrëveshje lidhur me strategjinë ushtarake në Sirinë veriore, sanksionet ndaj Iranit si dhe ndalimin e stafit lokal të konsullatës amerikane./ Opinion.al E.Xh.

Etiketa: rusishbaSistem raketorturqia


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
BE gati të shtyjë Brexit me një vit

BE gati të shtyjë Brexit me një vit

Rita Ora flet për qëndrimin në Kosovë

Rita Ora flet për qëndrimin në Kosovë

Pas grabitjes policia merr në dorë aeroportin

Pas grabitjes policia merr në dorë aeroportin
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com