Ishte ora 6:00 e mëngjesit kur forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë zbarkuan në zonën e Bregun e Lumit.
Ndërkohë banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë, siç njofton zyra e shtypit të kësaj partie.
Rreth 40 banesa janë parashikuar të prishen në këtë zonë, por banorët kërkojnë fillimisht të shpronësohen, edhe pse një pjesë e ndërtesave janë në proces legalizimi, ndërsa të tjerave ju është refuzuar kërkesa nga ALUIZNI.
Për të ndaluar aksionin banorët dolën përpara fadromave një ditë më parë, hodhën gurë në drejtim të policisë e dogjën goma./Opinion.al