Një 42-vjeçar nga Iraku është arrestuar në Austri pasi kishte tentuar të shkaktonte dy tragjedi në linjën hekurudhore. Fundamentalisti irakian jeton prej vitesh në Austri, ndërsa në fund të vitit 2018 ai ka shkuar në Gjermani dhe ka tentuar të ndryshojë binarët e trenave të shpejtësisë së lart në Bavari dhe në Berlin.
Pas më shumë se tre muajve përpjekjesh nga Prokuroria e Mynihut dhe Policia e Berlinit, ai është arrestuar më 27 mars në Vjenë. Përpjekjet e tij për të kryer vrasje në masë, dështuan vetëm për shkak të një “gabimi” teknik.
“Pranë vendeve ku ishin planifikuar atentatet gjetëm shkrime në arabisht dhe një flamur të Shtetit Islamik, shenja që na konfirmojnë dyshimin për një akt terrorist”, kanë thënë autoritetet gjermane./Opinion.al