Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e mërkurë dhjetëra zona të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE, këto zona do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina.
Në njoftimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, thuhet se zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike janë;
Ora: 9:30-14:30, pa energji: Rruga “Mahmut Xhelili”, zona midis rrugës “Don Bosko” dhe rrugës “Jordan Misja” pjesërisht
Ora: 09:00-13:00, pa energji: Rruga “Vëllezërit Hobdari”, rruga “Ibrahim Dervishi”pjesërisht
Ora: 10:30-15:00, pa energji: Zona pranë mbikalimit të Kasharit që shkon për Rinas (Biznese)
Ora: 9:00-14:00, pa energji: Rruga “Ali Visha”, rruga “Mustafa Demiri” pjesërisht
Ora: 09:00 – 15:00, pa energji: Unaza e Re pjesërisht
Ora: 09.00 .00-14.00, pa energji: Rruga e Kavajës, pranë ish-Parkut të Autobusëve pjesërisht./ Opinion.al E. Xh.