Martesa e yllit televiziv Kim Kardashian dhe basketbollistit Kris Humphries kujtohet edhe sot si një nga më të shkurtrat në Hollywood, vetëm 72 ditë. Çifti u nda asokohe për shkak të diferencave të shumta karakteriale që kishin duke bërë që lidhja të mos funksiononte.
Ata u martuan në vitin 2011, por procedura e ndarjes zgjati rreth 2 vite. Pas shumë kohësh Kris është shprehur rreth martesës duke thënë se nuk ishte i përgatitur për të gjithë atë famë që kurorëzimi me një personazh si Kardashian mund të sillte.
Gjithashtu ai theksoi se martesa dhe lidhja e tyre ishte tërësisht e vërtetë, duke hedhur poshtë aludimet se martesa e tyre nuk kishte dashuri. Sipas basketbollistit, i cili tashmë është tërhequr nga basketbolli gjërat mes tyre thjesht nuk ecën, por kjo mori përmasa shumë të mëdha për shkak të famës.
Gjithashtu ai shtoi se kaloi një periudhë shumë të vështirë ku mezi dilte nga shtëpia pasi të gjithë nisën ta shihnin çuditshëm. Kris vijon të jetë vetëm, ndërsa Kim është martuar me këngëtarin Kaney West me të cilin ka 3 fëmijë si dhe janë duke pritur fëmijën e katërt nga një nënë mbartëse./Opionion.al/