Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Japonezët dhe oraret: Për tre minuta vonesë, kërkohet falje publike

2019/03/25 at 1:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Japonezët dhe oraret: Për tre minuta vonesë, kërkohet falje publike

Një vonesë prej pak sekondash mund të bëhet shkak për akuza, polemika dhe falje publike. Ka të bëjë kultura, por është një ndryshim relativisht i kohëve të fundit.


Një ditë shkurti, ministri japonez për organizimin e Olimpiadës së vitit 2020, Yoshitaka Sakurada shkoi me tre minuta vonesë në Parlament. Vonesa e tij indinjoi disa deputetë të opozitës, të cilët organizuan një protestë të gjatë. Në fund, ministri kërkoi falje publikisht. Por kjo nuk ishte hera e parë që Sakurada u bë objekt i diskutimit nga shtypi ndërkombëtar. Nëntorin e kaluar tha se nuk kishte përdorur kurrë një kompjuter, edhe pse ishte marrë me sigurinë informatike. Përtej kësaj, protestat për vonesën e ministrit bënë që të flitet gjerë për raportin që japonezët kanë me kohën dhe përpikërinë.

Në nëntor të vitit 2017, një tren i linjës Tokio-Tsukuba u nis 20 sekonda më herët se sa orari i afishuar, ndërsa një rast i ngjashëm ndodhi majin e vitit 2018. Në rastin e dytë, disa persona u lanë në stacion megjithëse treni u nis vetëm 25 sekonda përpara. Në të dyja rastet pati sqarime publike nga agjencia që administron hekurudhat dhe falje publike. Këto raste bënë që shtypi perëndimor të përqendrohet në kulturën japoneze, pasi në shumicën e vendeve 3 minuta me vonesë nuk konsiderohet aspak si “vonesë”, por si diçka krejt normale.

“South China Morning Post” në një artikull ka sqaruar se japonezët nuk kanë qenë gjithmonë kaq skrupulozë me oraret. Madje, në vitet ‘800, para se Japonia të industrializohej, banorët e saj e menaxhonin kohën në mënyrë shumë të ndryshme nga tani: sipas dëshmisë së një eksploruesi holandez të atyre viteve, japonezët ishin shumë përtacë dhe vonoheshin gjithmonë, ndërsa trenat nuk ishin kaq eficentë sa sot.

Gjerat filluan të ndryshojnë në vitet 1862-1912, kohë që i përket “periudhës Meiji”, gjatë së cilës perandori braktisi sistemin feudal, mori në dorë pushtetin politik dhe nisi procesin e industrializimit të vendit. Pikërisht në këtë kohë, përpikëria u kthye në një normë sociale për t’u respektuar, sepse shihej mënyra e vetme për të realizuar modernizmin në shkolla, në fabrika dhe në hekurudha. Koncepti bazik ishte i thjeshtë: koha është flori. Propaganda dhe veprimet e qeverisë ishin aq efikase, sa e bënë përpikërinë pjesë të kulturës japoneze, edhe falë shpërndarjes së orëve mekanike, që deri në atë kohë nuk ekzistonin. Një shembull i kësaj propagande janë manifestet se si të rregullohej stili i jetesës duke kursyer kohë. Një manual i viteve ’20 u shpjegonte grave si të rregullonin flokët në vetëm 5 minuta.

Përveç përpikërisë, punonjësit japonezë kanë përftuar me kohën tendencën për të punuar përtej orareve zyrtare. Pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia krijoi një sistem të tillë pune sipas së cilit, mbi të gjitha ish-ushtarët, krijonin një lidhje më të fortë me punëdhënësit se sa me familjet e tyre. Qëllimi ishte i qartë për të gjithë: Duhej rindërtuar një vend që kishte dalë krejtësisht i shkatërruar pas vitit 1945 dhe besnikëria ndaj punëdhënësve shpërblehej me rritje page dhe garanci për vendin e punës.

Respektimi i orareve dhe shpirti i punës, gjithsesi nuk e kanë shpëtuar ekonominë japoneze nga problemi me produktivitetin. Sipas OSCE, një orë pune e një punonjësi japonez vlen 40 euro të Prodhimit të Brendshëm Bruto kombëtar, 10 euro më pak se një italian, 23 euro më pak se një gjerman dhe 47 euro më pak se një irlandez.

Përveç faktit se nuk sjell avantazhe nga pikëpamja ekonomike, ngarkesa e tepërt shkakton shumë stres te punonjësit. Nga janari i vitit 2015 deri në mars 2016, mbi dy mijë persona kanë vrarë veten për shkak të stresit. Në vitet e fundit gjërat po ndryshojnë, por të reformuar sistemin ekonomik dhe zakonet e punës së japonezëve është shumë e vështirë, mbi të gjitha për faktin se kompanitë vazhdojnë t’i vlerësojnë punonjësit në bazë të sasisë dhe jo të cilësisë./Përgatiti Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: japonezetjaponiaoraretrespektimi i orarit


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
KLP propozon bashkëshortin e Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës

KLP propozon bashkëshortin e Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës

Rebani Jaupi merr drejtimin e policisë së Tiranës

Rebani Jaupi merr drejtimin e policisë së Tiranës

Del video, si u dhunua deputeti serb

Emrat/ Vrasja e “Nardit të bujtinave”, tre në pranga
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com