Pasi ndryshoi datën për festimet e “Ditës së Verës”, Erion Veliaj këtë të shtunë kishte dhe një mesazh për protestuesit e opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale kryebashkikau thotë se protestuesit vijnë në Tiranë për ekskursion dhune.
“Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv. Do pastrohet e meremetohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”.
Policia përdori gazin lotsjellës pasi një grup manifestuesish të opozitës, tentoi të çante kordonin e sigurisë në hyrje të selisë së Parlamentit, ku opozita u grumbullua pas marshimit të saj rreth godinës së qeverisë.