Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbyllet protesta, cili do të jetë aksioni i radhës për opozitën

2019/03/16 at 2:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha mesazh për ndërkombëtarët: S’ka stabilitet pa demokraci

Pas rreth katër orësh, opozita e bashkuar mbylli protestën ku nuk munguan incidentet mes policisë dhe mbështetësve të opozitës. Përplasjet ndodhën pas tre rrethimesh simbolike të kryeministrisë dhe zhvendosjes së protestuesve te Parlamenti. Në këtë moment disa protestues, tentuan të çajnë kordonin e policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës si dhe duke futur në veprim botet e ujit. Raportohet për disa të lënduar si nga ana e protestuesve, edhe nga ana e efektivëve të policisë.


Kjo përballje zgjati rreth një orë dhe më pas Lulzim Basha drejtoi protestuesit për në selinë e Partisë Demokratike ku mbajti edhe një fjalim. Mesazhi ishte i qartë dhe iu drejtohej ndërkombëtarëve, të cilët kanë kritikuar aksionin e opozitës.

“Dua t’i dërgoj një mesazh miqve perëndimorë, që na kanë mbështetur në 29 vjet: Nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi. Dëgjojini më pak autokratët e korruptuar. Mos dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, dëgjoni zërin e njerëzve”, tha Basha.

Nga ajo që la të kuptohej kryetari i Partisë Demokratike, aksioni i opozitës do të vazhdojë në çdo qytet të Shqipërisë, pa dhënë një datë konkrete se kur do të jetë protesta e radhës.

“Ka pesë javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet, sa herë shqiptarët bashkohen. Ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë, të përditshme dhe të përnatshme. Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, vetëm duke i dhënë fund padrejtësive. Kjo është rruga jonë, që do të çlirojë ekonominë. Ditë për ditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë, në përballje, mos e ktheni faqen tjetër kur ju godasin horrat e shtetit, por goditini mbrapsht. Le të vlojë çdo çast me tik-takun e zemrës së çdo shqiptari patriot”, ka thënë Lulzim Basha.

Ai e quajti këtë ditë si “pas komunizmit, dita e dytë e zgjimit kombëtar”. Ai gjithashtu u shpreh se qeveria nëpërmjet Policisë së Shtetit, ushtroi dhunë për t’i trembur protestuesit.

“Sot më në panik se kurrë, kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës politike, përshkallëzoi dhunën ndaj protestuesve, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës. Por përgjigjen e mori nga populli. Duart e gjata të krimit, që për llogari të oligarkëve dhe kriminelëve dhunojnë nënat dhe motrat tona, do të japin përgjegjësitë para ligjit, zotohem para jush dhe Shqipërisë”, u shpreh Lulzim Basha nga selia blu./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Para
Pas ndarjes Tristan Thompson xheloz për Khloe Kardashian

Pas ndarjes Tristan Thompson xheloz për Khloe Kardashian

Ines Pohl

Terrori nuk bën dallim

I martuar, por këngëtari dëshiron të kalojë një natë me Bleona Qerretin

Bleona mesazh vajzave: Më mirë vetëm se të shfrytëzoheni
















TE FUNDIT

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}