Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diaspora e zhgënjyer me qeverinë: Dështoi me samitin, pesë kërkesat tona

2019/03/13 at 8:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Diaspora e zhgënjyer me qeverinë: Dështoi me samitin, pesë kërkesat tona

Një grup shqiptarësh të diasporës, pjesë e Komunitetit Global Shqiptar, kanë hartuar një peticion për kryeministrin Rama, në lidhje me angazhimin e komuniteteve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në çështjet e diasporës.


Në këtë peticion, ata pranojnë se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa pozitivë, por që janë të pamjaftueshme. Ata thonë se gjatë Samiteve të Diasporës, nuk janë angazhuar seriozisht pjesëtarët e diasporës, sikundër shprehen të zhgënjyer për etiketimin e komunitetit si “kazan”.

“Pavarësisht se situata është përmirësuar disi, duke marrë parasysh që  tani  kemi një Ministri të Diasporës, qeveria juaj nuk ka treguar “kulturë bashkëpunimi”, ndryshe nga dëshira e treguar nga ana jonë. Pavarësisht nga përpjekjet tona për më shumë bashkëpunim, as edhe një grup pune zyrtar i përbërë nga përfaqësues të diasporës nuk është angazhuar nga qeveria juaj në hartimin e Strategjisë Kombëtare Shqiptare të Diasporës […] Deklarata juaj në Samitin e Diasporës ku e cilësoni një pjesë të komunitetit tonë si “kazan” ishte ofenduese dhe e papranueshme.  A mendoni se Bashkësia Shqiptare Globale është e paaftë të kontribuojë me ide pozitivë?  A mendoni se diaspora duhet të jetë vetëm një audiencë dhe jo një pjesëmarrëse në vendimmarrje? Ndoshta ju nuk mendoni kështu, por veprimet apo mosveprimet tuaja flasin qartë.  Ne mendojmë se diaspora ka shumë për të ofruar në këtë aspekt”, shkruhet në peticion duke shtuar se shpenzimi i 600,000 dollarëve për një aktivitet si Samiti i Diasporës, shumë që është e barabartë me gjysmën e buxhetit vjetor të Agjencisë së Diasporës, është e papranueshme.

Komuniteti Global Shqiptar ka pesë kërkesa kryesore, duke e nisur me kërkesën që Ministri i Diasporës t’i përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të përfaqësuesve të diasporës dhe të mos injorohen, çdo Samit i ardhshëm i Diasporës të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me bashkëpunimin e qeverive, Këshilli Koordinues i Diasporës të jetë gjithëpërfshirës etj.

Peticion i Diasporës Shqiptare

Rekomandime, 12 Mars 2019

Ne dëshirojmë të bëjmë pesë rekomandime, ndërkohë që mbetemi të gatshëm  ë diskutojmë çështje të tjera:

  1. Ministri i Shtetit për Diasporën t’u përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të dërguara nëpërmjet postës elektronike nga përfaqësues të ndryshëm të diasporës, dhe mos t’i injorojë përgjithësisht ato siç ka bërë deri tani.
  2. Çdo Samit i ardhshëm i diasporës duhet të jetë mbarëshqiptar dhe duhet të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me mbështetjen e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.
  3. Një grup pune prej 15-20 personash, të zgjedhet nga organizatat udhëheqëse të diasporës së bashku me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe Ministrinë për Diasporën në Kosovë.
  • Ky grup pune të përbëhet nga udhëheqës dhe ekspertë të diasporës për të punuar së bashku me institucionet qeveritare sipas kushteve të paracaktuara për të garantuar përfshirjen e mendimeve të diasporës në politikat e qeverisë.
  • Ky grup pune duhet të ketë një përbërje të barabartë midis përfaqësuesve të qeverisë dhe diasporës dhe të përfshijë përfaqësues të qeverive të Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi të angazhuar në çështjet e diasporës.
  • Çështjet kryesore që rekomandojmë të trajtohen, përfshijnë: (i) Të drejtën e votimit për diasporën; (ii) Zhvillimin e rrjeteve të ndryshme profesionale për të lidhur diasporën shqiptare me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera në rajon; (iii) Zhvillimin e një politike të qartë për nxitjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
  1. Deri më sot, qeveria shqiptare nuk është përpjekur zyrtarisht të marrë mendimin e diasporës rreth zbatimit apo rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit. Ne rekomandojmë që konsultimet me grupin e punës dhe mbledhjet me diasporën të bëhen pjesë e pandashme e zbatimit dhe strategjisë.  Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm një strategji të përbashkët për të gjitha vendet e rajonit për të pasqyruar faktin se ne jemi një diasporë shqiptare, dhe të krijohen institucione të përbashkëta për të arritur këtë qëllim, sipas nevojës.
  2. Këshilli Koordinues i Diasporës, siç është propozuar aktualisht në legjislacionin shqiptar, është vetëm për Shqipërinë dhe duhet të rishikohet. Ne rekomandojmë krijimin e një Këshilli Global të Diasporës mbarëshqiptare, duke përfaqësuar të gjitha vendet e origjinës në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin). Krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës duhet të shtyhet, derisa grupi i lartpërmendur i punës të mund t’i shqyrtojë tërësisht të gjitha alternativat në mënyrë  gjithëpërfshirëse.


Ju sugjerojmë

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez
Bota

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

31 Korrik, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

31 Korrik, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

31 Korrik, 2025 8:15 am
Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

30 Korrik, 2025 10:28 pm
Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit
Bota

Me 41,2 gradë/Japonia regjistron temperaturën më të lartë të ajrit

30 Korrik, 2025 9:59 pm
Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Para
Kosova pezullon fluturimet e avionëve “Boeing 737-8 MAX”

Kosova pezullon fluturimet e avionëve “Boeing 737-8 MAX”

Foto/ Sot opozita nuk proteston, por policia rrethon Parlamentin

Foto/ Sot opozita nuk proteston, por policia rrethon Parlamentin

Selena Gomez thyen heshtjen në Instagram, rikthehet me mesazhin e fuqishëm

Pas problemeve të shumta Selena Gomez i kthehet muzikës, ja çfarë thotë
















TE FUNDIT

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez
31 Korrik, 2025

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 31 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
31 Korrik, 2025

Kjo e enjte do të sjellë një përzierje kushtesh atmosferike në vendin tonë, me mot të paqëndrueshëm në të gjithë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
31 Korrik, 2025

Dashi Emocione të fshehura ose çështje të pazgjidhura mund të dalin në sipërfaqe, mos i shmang. Çështjet financiare, veçanërisht burimet...

Lexo më shumë

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama

Korrupsioni, pengesë për anëtarësim në BE? Ja si përgjigjet Rama
30 Korrik, 2025

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te lufta kundër korrupsionit një nga temat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com