Khloe Kardashian ka nisur festimet për ditëlindjen e 36-të të shoqes së saj të ngushtë Malika Haqq dhe motrës së saj binjake Khadijah Haqq McCray.
34-vjeçarja mori një aeroplan privat për të festuar ditëlindjen e mikeshave të saj, ndërsa në videot e publikuara dëgjohet duke thënë “Gëzuar ditëlindjen” ndërsa shkruan “Më të mirat për shoqet e mia më të mira”.
Vajzat e nisën festën në bordin e avionit me shampanjë dhe ëmbëlsira, para se të mbërrinin në Vegas, ku ka prenotuar një suitë presidenciale në një nga hotelet më luksoze. Khloe shkroi në blogun e saj se ajo ka qenë shoqe me motrat binjake që kur ishte 15 vjeç.
“Malika ishte e lidhur me një nga miqtë e mi. Një ditë ne u takuam dhe u bëmë shoqe. Që nga ajo kohë Malika dhe Khafijah u bënë shoqet e mia më të mira”.
Malika i ka dalë gjithnjë në krah Khloes, sidomos pas skandalit të tradhtisë të zbuluar së fundmi, ku mikesha tjetër e afërt e Khloes, Jordyn Woods flirtoi me partnerin e saj. Ngjarja e bujshme u mbyll me prishjen e marrëdhënies së saj me Tristanin dhe ish-shoqen e saj, e cila pranoi se mes tyre nuk kishte pasur asgjë më shumë se puthje dhe flirte nga alkooli i tepërt.
Ndërkohë ndjekësit kanë thënë se ky ishte një veprim i qëllimshëm nga ana e saj, për t’i treguar Jordyn se çfarë ka humbur nga prishja e miqësisë me vajzat e klanit Kardashian-Jenner./Opinion.al