“Gjeta derën e hapur dhe e shikoj në krevat të shtrirë. I fola dhe më tha jam e sëmurë. E shtriva sërish në krevat. Vjen djali dhe nisi debatin me nënën e tij. Ai ishte i dehur. Ai duhet varur”.
Është kjo deklarata që ka bërë kunata e 84-vjeçares Nazime Demollari, që dyshohet se u mbyt nga djali i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në lagjen 14, në Korçë.
Viktima jetonte së bashku me djalin e saj Nesim Demollari, 64 vjeç, në të njëjtën banesë, ndërsa tre djem të tjerë jetojnë në SHBA dhe Tiranë.
Dyshohet, thotë policia, se 64-vjeçari në gjendje të dehur ka mbytur nënë pas një grindje./ Opinion.al