Brad Pitt është tensionuar me Angelina Jolie, pasi kjo e fundit ka kaluar pesë muaj duke kërkuar shkollën e përshtatshme për të birin 17-vjeçar Maddox, pa u konsultuar aspak me Bradin. Ndonëse të pestë fëmijët kanë atësinë e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, duket se Jolie e ka lënë ‘jashtë’ marrjes së vendimit, babain e fëmijëve të saj duke mos e përfshirë në zgjedhjet që bën për ta.
“Holywoodlife” shkruan se Brad kishte dëshirë të përfshihej në këtë proces, por Angelina nuk ia ka dhënë mundësinë.
“Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”, është shprehur një burim pranë aktorit të njohur.
Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shator të vitit 2017-të është padyshim ndër më të bujshmet e viteve të fundit, pasi ata thyen imazhin e çiftit perfekt duke nisur një betejë ligjore tepër të ashpër për divorcin dhe kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox./E.M