Policia e Tiranës ka arrestuar sot teknikun e ashensorit që u shkëput dje nga një pallat në Don Bosko duke lënë të lënduar një vajzë 24 vjeçare.
I ndaluari është shtetasi A.M, banues në Tiranë.
Shkak për ndalimin e këtij shtetasi është bërë pasi në punën e tij si teknik i ashensorit ku ndodhi ngjarja, ky shtetas ka kryer dy muaj më parë kontrollin teknik të ashensorit, ku ka deklauar se ashensori nuk ka probleme, por nuk ka lëshuar çertifikatë sigurie.
Lidhur mbi rastin, Policia ia ka referuar ngjarjen për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ngjarja ndodhi dje në orën 16.25. ku ashensori ra nga kati i parë në bodrum. Për fatin e mirë, 24 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Dl/ Opinion.al