Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E zeza, e kuqja, e arta: Cila është simbolika e flamurit gjerman

2019/02/18 at 8:50 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
E zeza, e kuqja, e arta: Cila është simbolika e flamurit gjerman

E zezja, e kuqja, e arta – janë ngjyrat e rezistencës, ngjyrat e emancipimit. Kështu mendonte Florian Geyer, një nga krerët e luftës së bujkrobërve gjermanë në fillimet e shekullit të 16-të. Asokohe bujkrobërit u ngritën kundër feudalëve gjermanë dhe aleatit të tyre, kishës katolike. Florian Geyer ishte në radhën e parë të këtij revolucioni social, çështjet kryesore të të cilit u shprehën në ngjyrat e lëvizjes. Sipas legjendës kreu i bujkrobërisë është shprehur kështu: „Arin tonë aristokratët dhe priftërinjtë e kanë përftuar nga djersa jonë, derisa pikëllimi ynë u nxi si nata, dhe zemërimi ynë u bë i kuq si gjaku. Epo mirë vëllezër, le t’ua vëmë gjelin e kuq mbi çati.”


Emancipimin dhe lirinë e kishin moto të tyre edhe të ashtuquajturit „Lützowsches Freikorps” – trupat vullnetare Lytcoviane, një shoqatë vullnetare e ushtrisë prusiane që mori pjesë edhe në luftime kundër ushtrisë së perandorit francez, Napoleon. Kjo trupë nga pikëpamja ushtarake nuk arriti shumë, por ideja e bashkimit vullnetar bëri për vete shumë gjermanë. Ajo mishëroi dëshirën e shumë gjermanëve për një shtet të bashkuar, një qeveri përtej principatave në një vend të përçarë. Por ende në këtë kohë bashkimi i gjermanëve ishte një ëndërr e largët. „Nga nata e zezë përmes gjakut të kuq drejt diellit të artë” – kështu e përmblodhi rrugën e gjatë drejt shtetit federal gjerman, Theodor Körner, atëherë një poet i njohur gjerman, që u bë pjesë e trupës lytcoviane.

Simbolikë dhe pragmatizëm

Megjithkëtë ka pasur arsye pragmatike për tre ngjyrat, thotë Ulrike Dittrich, drejtore ekzekutive e Fondacionit „Hambacher Schloss” në bisedë me Deutsche Wellen. Fillimisht nuk ekzistonte një uniformë e njësuar. „Kështu veshjet në dispozicion ngjyroseshin me të zezë. Pastaj ato u rregulluan me mansheta të kuqe dhe kopsa të arta, ndoshta prej tunxhi.” Kështu u përzien simbolika dhe pragmatizmi – e zeza e natës ishte afërmendsh, sepse veshjet mund të ngjyroseshin shpejt me bojë të zezë.

Të zeza-të kuqe-të arta ishin edhe ngjyrat e mijëra njerëzve, të cilët në vitin 1832 morën rrugën drejt kështjellës Hambacher (Hambacher Schloss) për të festuar atje ëndrrën e lashtë të bashkimit gjerman. Liria dhe sovraniteti i popullit ishin qëllime të tjera që ngrinin lart përfaqësuesit në Hambacher Schloss. Kombinimi i ngjyrave të flamurit aktual gjerman është përdorur për herë të parë në Festën Hambacher, thotë Ulrike Dittrich. „Menjëherë pas procesionit festiv që proklamoi liberalizimin dhe një Gjermani të bashkuar e madje edhe idenë e një Europe konfederale, u ngrit në kullën më të lartë të kështjellës Hambacher flamuri.” Në këtë kështjellë, një nga vendet më simbolike të historisë së bashkimit të Gjermanisë, që nga ajo kohë gjithmonë valëvitet një flamur gjerman.

Revolucioni i vitit 1848

Federata Gjermane, në të cilën u bashkuan Perandori i Austrisë, mbretërit e Prusisë, Danimarka dhe Holanda, si edhe princërit gjermane të provincave e qytetet e lira reagoi me shtypje kundër lëvizjes së lirisë. Duhej të kalonte edhe një dekadë e gjysmë, që borgjezia gjermane të bashkohej me Revolucionin e vitit 1848 për të luftuar për një Gjermani të bashkuar. Bashkë me ta edhe Ludwig Jahn, më vonë i njohur si themelues i Lëvizjes së Skalitjes së Trupit. Gjatë luftërave kundër Napoleonit, ai kishte kombinuar disa ushtrime trupore, që duhej të kalisnin ushtarët për luftën. Edhe në vitin 1848 ai ishte pjjesë e lëvizjes. „Ende mbaj ngjyrat gjermane, ashtu siç i kam pasur në luftërat çlirimtare”, citohet ai.

Kontribut për suksesin e luftës qytetare dha Mbreti Friedrich Wilhelm IV në mars në Berlin, kur kalëroi me një shirit me tre ngjyrat – të zezë-të kuqe-të artë nëpër rrugë dhe doli në krye të revolucionit. Në Maj 1848 u mblodh në Kishën Paul të Frankfurtit Asambleja Kombëtare, parlamenti i përkohshëm i Perandorisë Gjermane krijuar në të njëjtin vit, e njohur në vitin 1871 si „Deutsche Kaiserreich”, por që pati si ngjyra kombëtare të zezën-të bardhën-të kuqen.

100 vite pas Republikës së parë

Kur kjo perandori mori fund me fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nga trazirat e revolucionit lindi Republika e Vajmarit, baballarët themelues u rizbuluan ngjyrat e vitit 1848. Më 18 shkurt 1919 një komision i landeve gjermane në Asamblenë Kombëtare mori vendimin që këto ngjyra të jenë edhe ngjyrat e flamurit gjerman. „Këto ngjyra u përdorën nga shkurti 1919 në demokracinë e parë si flamur”, thotë Ulricke Dittrich. „Por më vonë ky vendim u rrëzua nga nacionalsocialistët. Nazistët madje e dogjën këtë flamur, e me këtë simbolikisht edhe pasurinë mendore liberale.”

Gjermania ka nxjerrë mësime nga kjo përvojë, u shpreh presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së ngjyrave kombëtare. „Ne nuk duhet t’ua lëmë kurrë në dorë këto ngjyra atyre që e përçmojnë lirinë.”Le të jemi krenarë për këto ngjyra tradicionale e për simbolikën e tyre: E zezë, e kuqe, e artë – janë demokracia, ligji dhe liria!”/Autori: Kersten Knipp, DeutscheWelle



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër
-Kulturë

The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

16 Mars, 2025 10:16 am
Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 
-Kulturë

Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

12 Mars, 2025 4:00 pm
Para
Protesta në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kavajë, Rama bën ironi: Si francezë

Rama intervistë për Corriere-n: Nuk e mendoj dorëheqjen, opozita në krizë

Emina për Pavarësinë e Kosovës: U dashurova që herën e parë që e vizitova

Emina për Pavarësinë e Kosovës: U dashurova që herën e parë që e vizitova

Është tentuar shkarkimi i Trump? Gati të hapen hetimet

Është tentuar shkarkimi i Trump? Gati të hapen hetimet
















TE FUNDIT

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm

Gjermania forcon politikën e kthimit të migrantëve të paligjshëm
23 Maj, 2025

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të problemeve...

Lexo më shumë

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh

Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, Duka: Sfidë e madhe, por do ia dalësh
23 Maj, 2025

Igli Tare do të jetë drejtor i ri sportiv te klubi i Milanit. Njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi mungon ende,...

Lexo më shumë

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
23 Maj, 2025

Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes...

Lexo më shumë

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor

“Tirana Moons”, projekti i ri që i shtohet kryeqytetit/Veliaj: Xhevahir arkitekturor
23 Maj, 2025

Një tjetër projekt i bukur do t’i shtohet kryeqytetit tonë. Bëhet fjalë për “Tirana Moons”, vepër e arkitektit Chris Precht,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com