Jemi vetëm disa muaj larg zgjedhjeve vendore dhe Partia Demokratike nuk e ka propozuar ende një kandidat për bashkinë. Adi Krasta vuri hipotetikisht përballë Erion Veliajt Dashamir Shehin. I pyetur nëse do të pranonte të përfaqësonte të djathtën në zgjedhje, Shehi u përgjigj se ky vendim do të merret pas protestës së 16 shkurtit.
Adi Krasta: Le të supozojmë që kështu do vijë dinamika e brendshme pas protestave dhe ti je në konkurrim politik për të marrë bashkinë e Tiranës përballë Veliajt. Është më mirë të bësh punë e të vjedhësh në raport më votën apo e kundërt?
Dash Shehi: Puna e parë është të bësh punë e të mos vjedhësh. Unë gjykoj që kjo ndodh. Shqiptarët mendojnë që s’ka njerëz që s’vjedhin jo mo ka njerëz që nuk vjedhin. Ti jepet fund kësaj legjendës këta vjedhin por punojnë. Unë nuk e kam shmangur vendimin për të hyrë në garën e Bashkisë, do e vendosim pas protestave. Unë fillimisht do i ftoja kolegët hajde të bëjmë një sistem të ri zgjedhor./E.L