Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim në këto momente me banorë të qytetit të Kukësit.
Ai u premtoi kukësianëve se me të ardhur në pushtet do të zhbëjë taksën e vendosur nga qeveria Rama në Rrugën e Kombit
“Do të eleminojmë taksën Rama mbi karburantin, 300 lek më lirë, prej ditës sonë të parë në qeveri. Ditën e parë do të firmosim heqjen e taksës Rama. Kjo do të çlirojë ekonominë. Energjia elektrike, gjysma e familjeve në Kukës janë hequr nga ndihma ekonomike. Ne nuk mund të pranojmë që shteti t’i lë pa bukë, pa ujë, pa drita. Familjet që janë hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike do të kenë ndihmë ekonomike të mjaftueshme për bukë, ujë dhe drita. Por, dua t’jua them hapur se prioriteti ynë kryesor është punësimi, nuk është lëmosha. Ose të vetëpunësohen ose punësohen në biznese”, tha Basha. DL