Janë momente të trishtueshme ato që vijnë nga Brezovica, aty ku vetëm pak minuta më parë është përcjellë me motoski trupi i pajetë i zv/ministrit kosovar, Arian Daci, i cili humbi jetën sot duke bërë ski nga një ortek dëbore.
Siç shikohet edhe në pamjet e mëposhtme, ekipi i mjekësisë ligjore ka marrë trupin e pajetë për ta dërguar për ti bërë autopsinë në Prishtinë/
Sikundër vihet re edhe nga pamjet, kushtet klimatike në Brezovicë janë të vështira, çka e ka bërë edhe më të pamundur lëvizjen në kohë të trupit.
Në Brezovicë kanë mbërritur edhe familjarë të të ndjerit, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se trupi deri në këto momente ka qëndruar në bodrumin e një hoteli në qendrën e skiimit. D.L