Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot në veting kreu i prokurorisë së Vlorës, ja pasuria e tij

2019/01/21 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Vetingu/ Kush janë këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë që do kontrollojnë gjyqtarët e prokurorët

Sot përballë komisionit të vetingut del prokurori Altin Binaj, i cili drejton Prokurorinë e Vlorës.
Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013.


Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda e pasurisë së kreut të Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj për vitet 2003-2017.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Altin Binaj zotëronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, familja Binaj zotëronte një apartament 2+1 në qytetin e Vlorës, një automjet, kursime në cash në vlerën e 1 milion lekëve si dhe një depozitë bankare prej 3 mijë dollarësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Altin Binaj është rritur me 11 herë, duke kapur vlerën e 17.3 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor me vlerë 11 milionë lekë. Binaj zotëron edhe likujditete të akumuluara në cash prej 4.7 milionë lekësh, likuiditete në bankë prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 325 mijë lekë.

Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Binaj.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kursimet e konsiderueshme në cash të akumuluara ndër vite, të cilat e tejkalojnë kufirin ligjor prej 1.5 milionë lekësh.

Etiketa: altin binajpasuriaprokurorvetingvlore


Ju sugjerojmë

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

28 Shtator, 2025 1:12 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Para
Jona Spahiu heq dorë nga televizioni? Moderatorja zbulon profesionin e ri

Jona Spahiu heq dorë nga televizioni? Moderatorja zbulon profesionin e ri

Pse pedagogët e Filologjikut janë sot në grevë? Flet Mark Marku

Pse pedagogët e Filologjikut janë sot në grevë? Flet Mark Marku

“Kukulla Ken”: Së shpejti jam në Tiranë, faleminderit për dashurinë

"Kukulla Ken": Së shpejti jam në Tiranë, faleminderit për dashurinë
















TE FUNDIT

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
28 Shtator, 2025

Me bukurinë e saj mahnitëse natyrore, historinë e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë, Shqipëria është një alternativë e denjë kundrejt...

Lexo më shumë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Shtator, 2025

Polica ka arrestuar Misir Tanushin, 41 vjeç, dhe Genci Mullaymeri 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”,...

Lexo më shumë

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
28 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për Klan Kosova, foli dhe për çështjen e Bashkimit Europian lidhur me Shqipërinë...

Lexo më shumë

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
28 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për Klan Kosova, ka komentuar dhe marrëveshjen trepalëshe të nënshkruar këtë vit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com