Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtruan me rimbursimin e recetave, policia ndalon dy farmacistë

2019/01/18 at 3:49 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtruan me rimbursimin e recetave, policia ndalon dy farmacistë

Dy farmacistë të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, janë ndaluar sot nga Policia e Tiranës.


Ndaj farmacistëve të indentifikuar si Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe mashtrimit ne “subvencione”

Urdhëri për ndalimin e farmacistëve është lëshuar nga Prokurorit Ervin Karanxha.

Çështja e cila i ka kaluar Prokurorisë pak ditë më parë, lidhet me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

Njoftimi i plotë

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, më datë 12.06.2018 ka regjistruar procedimin penal nr. 4628 që bën fjalë për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 144 i Kodit Penal, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

Në lidhje me “rrezikun e largimit”, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë (Vendim Unifikues Nr.7, datë 14.10.2011) janë shprehur se: “ ky rrezik, krahas elementëve të tjerë, mund të lidhet e të rezultojë edhe nga vetë natyra e akuzave në ngarkim të të gjykuarit, nga rëndësia e faktit, e sanksionit për veprën penale dhe lloji e shkalla e pasojave të ardhura prej saj. Prej tyre mund të arrihet në përfundimin logjik juridik, në trajtën e probabilitetit të arsyeshëm apo edhe të sigurisë, mbi mundësinë apo përgatitjen reale dhe efektive të ikjes, nëse nuk ndërhyhet për ta izoluar të pandehurin.” Mbështetur në të dhëna të bazuara se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të largohet për t’i shpëtuar procedimit, në bazë të nenit 253/1 të Kodit te Procedures Penale, Prok.Karanxha urdheroi:

Ndalimin e shtetasit Petrit Nezir Skura, i datëlindjes 01.08.1948, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

Ndalimin e shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindjes 16.02.1976, i dyshuar per kryerjen e vepres pen ale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

 

Etiketa: farmaciGazment Pajtim Aliajmashtrimi komjuterikPetrit skura


Ju sugjerojmë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
Kryesore

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

3 Dhjetor, 2025 10:27 am
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Arrestohet një tjetër i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:57 am
Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit
Kronikë

Vidhte makina në Durrës e Dibër dhe ia shiste bandave kriminale, pranga 21-vjeçarit

3 Dhjetor, 2025 9:53 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Para
Maradona e ka me ish-të dashurën: Dua t’ia pres kokën, nuk jam babagjysh

Maradona e ka me ish-të dashurën: Dua t'ia pres kokën, nuk jam babagjysh

Lista e zezë/ Reagojnë 2 gjyqtarë: E vërteta për vizat tona amerikane

Interes i ulët për SPAK-un, për 2 javë vetëm 2 kandidatë

Basha: Skandal, studentët pa energji e pa bukë. I dhunoi policia e Gjicit

Basha publikon emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD
















TE FUNDIT

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
3 Dhjetor, 2025

Këshilli Evropian tha të mërkurën se arriti një marrëveshje me Parlamentin Evropian për heqjen graduale të importeve të gazit rus...

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
3 Dhjetor, 2025

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u lirua gjatë natës pasi u mor në pyetje...

Lexo më shumë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë

Lista serbe u refuzua të marrë pjesë në zgjedhje,reagon ambasada e SHBA në Prishtinë
3 Dhjetor, 2025

Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe...

Lexo më shumë

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
3 Dhjetor, 2025

Globe sjell ofertën më unike të fundvitit: Bli një produkt dhe për atë vlerë merr DHURATË ç’të duash & sa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com