Thylane Blondeau u konsiderua si “vajza më e bukur në botë” kur “Vogue Enfants”, publikoi një fotografi të saj në moshën 6-vjeçare.
Këtë javë, Blondeau u bë pjesë e sfidës së Instagramit, ku të gjithë po publikojnë fotografi të dekadës së kaluar për të treguar sa kanë ndryshuar. Shumë njerëz kanë patur diferenca të mëdha në paraqitje, por kjo gjë nuk ka ndodhur me modelen Thylane.
Në foton përballë qendron ajo në moshën 6 dhe 17 vjeçare.
Modelja franceze mori shumë komplimente për paraqitjen e saj, ndërkohë që ka nisur një fushatë të suksesshme me linjën e veshjeve.