E ftuar në emisionin “Provokacija” aktorja Olta Gixhari ka folur për mungesën e saj kohët e fundit në Teatër. Ajo është shprehur se nuk i kanë pëlqyer pjesët që janë vënë në skenë. Ndërsa më tej është shprehu se ajo ka luajytur pjesë që ka qenë e detyruar t’i luajë.
“U bë një kohë e gjatë që nuk po më pëlqejnë pjesët që po vihen në Teatër. Kjo nuk do thotë se fakti se pse unë nuk marr pjesë është kjo. Unë natyrisht kam bërë pjesë që më është dashur patjetër t’i bëj për shkak se jam e kontraktuar në atë institucion. Unë gjithë jetën kam qenë aktore e Teatrit Kombëtar”.
Aktorja ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se e ka marrë malli për Teatrin.
“Në gjithë intervitat e fundit që kam dhënë kur unë flas për biznesin tim të gjithë më pyesin: Olta kur do të shohim në skenë. Shumë mirë le të bëhemi një grup me parrullën “Olta dua të të shoh në skenë”.
Unë po mendoj të bëj një punë shumë të mirë në Teatër. Të paktën e kam një ëndërr. As nuk e mora vesh fare si më shpërtheu kështu. Më paska marrë shumë malli për teatrin. Do doja shumë që të përjetoja sërish një “Pamje nga ura” të dytë. Më ka marrë shumë malli. Është bukur të qash dhe është bukur të kesh ëndrra. Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”.
Ndërsa e pyetur nëse do t’i ofrohej një rol ku do i duhej të diltë nudo është shprehur se nuk do e bënte.
“Kurrë në Shqipëri jo. Jo sepse duhen shumë rrethana që t’i të pranosh një gjë të tillë. Të dëgjosh aktorët përtej oqeanit intervistat që bëjnë dhe këto pyetje janë shumë qesharake dhe atje thonë patjetër që po. Dhe ne të shkretët themi patjetër që jo. Por nuk ia vlen, nuk ia vlen dhe ti më kupton shumë mirë dhe të gjithë më kuptojnë shumë mirë. Është e kotë të zgjatem. Në film e kam bërë aq sa është shumë normale”.