Presidenti austriak Alexander Van der Bellen në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi e cila ka provokuar komente të shumta në rrjetet sociale.
Sipas mediave të huaja, komentet nxiten nga fakti se presidenti austriak shihet duke përdorur transportin publik për të shkuar për në punë.
Presidenti i Austrisë në përshkrimin e fotografisë shkroi se po lexonte disa shënime në rrugën e tij drejt takimit tjetër, duke qëndruar në metro.