Prej disa vitesh, ajo është vendosur në Luksemburg ku ndan jetën mes pikturës, letërsisë dhe Gabrielit, dashurisë më të madhe që kishte provuar ndonjëherë. Hueyda el Sayed është vajza e cila në fillim të viteve ’90 fitoi zemrat e të gjithëve falë talentit të saj dhe natyrës çapkëne që vazhdojnë ta karakterizojnë akoma. Natyrshëm duam të dimë çdo gjë rreth saj. Pak ditë më parë, ajo u bë pjesë e portaleve rozë pasi gazetari Olti Curri zbuloi se Hueyda e kishte rimarrë veten nga tradhtia e ish bashkëshortit. Nga rrjetet sociale morëm vesh që ajo ishte në një lidhje të re dashurie ,për të cilen Olti zbuloi disa detaje. Sipas Currit, kjo ishte periudha më e lumtur për të. Nëse i shtojmë edhe ditën e djeshme, lumturia është akoma edhe më e plotë. Bukuroshja el Sayed i ka dedikuar një urim të ëmbël, ku shpreh gjithë dashurinë prej nëne.
“Gëzuar ditëlindjen Gabriel! Gëzuar zemra mamit, ti i cili je shpresa, lumturia, forca, krenaria ime! Gëzuar shpirti im, falë teje mësoj çdo ditë çfarë është një dashuri pa limit, ajo më e pastra, më e forta dhe më e vërteta midis dy njerëzve. Prej 4 vitesh ma ke zbukuruar jetën Gabriel. Të dua pafundësisht ! Dhe siç më thua ti mua dhe unë “ J’ai un grand cœur pour toi “,-përfundon El Sayed në rrjete sociale.