Ai është bërë i famshëm në Perëndim për filmin “Ana dhe mbreti”, ku luan përkrah aktores Jodie Foster. Por në jetën e vërtetë ai nuk është aspak mbret, edhe pse pasurinë e ka të tillë.
Aktori Chow Yun-fat, 63 vjeç, ka vendosur të dhurojë të gjithë pasurinë e tij. Në total mendohet se ai ka një pasuri prej 600 milionë eurosh, por do e dhurojë të gjithën.
I njohur për filmat aksion, ai bën një jetë shumë të thjeshtë në vendin e tij, në Hong Kong. Thuhet se përdor vazhdimisht metronë për të lëvizur dhe mban një celular Nokia prej 17 vitesh. “Nuk mund të dërgosh paratë në bankë, nëse ke vdekur,” thotë ai.