Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet midis Kishës Katolike e Kishës Ortodokse

2019/01/08 at 12:27 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet midis Kishës Katolike e Kishës Ortodokse

Këtë të hënë, më 7 janar, shumica dërrmuese e të krishterëve ortodoksë festuan Krishtlindjet, që ashtu si ato katolike, të mbajtura më 25 Dhjetor, festojnë po njësoj lindjen e Krishtit në Betlehem.


Dikur festohej në një ditë, por me urdhër të Papa Gregorit XIII, në vitin 1582, u vendos kalendari që sot përdoret në shumicën e botës, dhe sipas të cilit Krishtlindjet festohen më 25 dhjetor. Ndërsa të krishterët ortodoksë vazhduan të ruajnë kalendarin e Jul Çezarit, që u vendos në vitin 46 p.e.s nga perandori romak, dhe që është 13 ditë më vonë.

Kisha ortodokse në Greqi, Shqipëri, Bullgari dhe Qipro e ndryshoi kalendarin dhe u përshtat me atë gregorian vetëm në vitin 1923. Po ashtu edhe ortodoksët e Jeruzalemit. Ndërsa në Rusi, Gjeorgji, Armeni, Bjellorusi, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Egjipt, Etiopi dhe Kazakistan, Krishtlindjet festohen natën midis 6 dhe 7 janarit.

Por pse këto ndryshime? Për një jo-të-krishterë, ose edhe për një të krishterë që preferon ta ketë sa më të thjeshtë doktrinën e adhurimit, kishat katolike dhe ato ortodokse mund të duken shumë të ngjashme. Të dyja përdorin ndërtesa e ceremoni të njëllojta, me origjinë nga lashtësia; të dyja kanë rangje të ngjashme priftërinjsh me petk; të dyja duan të vazhdojnë epokën e krishterimit; të dyja kanë tradita teologjike të ngjashme, dhe institucione me kujtesë të gjatë. Ndryshimet që i ndajnë për besimin në trininë e shenjtë janë shumë të vogla. Atëherë, pse janë të veçuara?

Një pjesë e përgjigjes është sepse ndryshimet që nisën midis dy institucioneve, shekuj më parë, vazhdojnë të vlejnë edhe sot. Ndarja zyrtare midis të krishterëve të lindjes e të perëndimit ndodhi në vitin 1054, dhe në një farë mënyre pasqyronte rivalitetin kulturor dhe gjeopolitik midis anës lindore të perandorisë romake, me pak fjalë Bizantit, dhe Europës Perëndimore që fliste latinisht, ku autoriteti i Romës kishte rënë që në shekullin e pestë, duke krijuar forca të reja pushteti.

Tensionet u krijuan në vitet e para të shekullit të 11-të, kur normanët katolikë u dyndën në Italinë e Jugut, që në atë kohë e praktikonte fenë në greqisht, dhe urdhëruan zbatimin e praktikave latine nëpër kishat e zonës. Patriarku i Kostandinopojës u përgjigj duke ndaluar të gjitha faljet në latinisht në qytetin e tij, duke bërë që Papa i Romës të dërgonte një delegacion në Kostandinopojë, për të diskutuar çështjen. Kreu i delegacionit romak, Kardinali Humbert, i shpalli Patriarkut në Kostandinopojë se tashmë ishte i shkishëruar. Patriarku bëri të njëjtën gjë për vizitorin.

Para se të ndodhte kjo ndarje përfundimtare, dy kishat kishin pasur mosmarrëveshje të gjata për autoritetin që kishte shpallur Papa mbi gjithë botën e krishterë, ndërkohë që Ortodoksët mendonin se të gjitha qendrat e lashta të krishterimit, që nga Antiokia, Aleksandria, Jeruzalemi, Roma e Konstandinopoja, kishin status të barabartë ne njëra-tjetrën.

Ortodoksët u përplasën me Papën pasi urdhëruan një version të besimit të tyre, që krijonte një ndryshim të Shpirtit të Shenjtë. Ky ndryshim teologjik iu shtua mosmarrëveshjeve të tjera gjeopolitike. Në vitin 1204, ushtritë romake plaçkitën Kostandinopojën, që në atë kohë ishte kryeqendër botërore për tregti e kulturë, dhe imponuan regjimin latin për rreth gjashtë dekada. Sipas ortodoksëve, ky akt tradhtie nga të krishterët latinë solli dobësimin e qytetit, dhe çoi drejt pushtimit nga turqit myslimanë në vitin 1453.

Duke qenë se secili kishte marrë një rrugë të ndarë, perëndimi dhe lindja e krishterë nisën të krijojnë tradita të ndryshme teologjike. Perëndimi zhvilloi idenë e purgatorit dhe të faktit që vetëflijimi i Krishtit ishte i nevojshëm si shpagim për Atin, Perëndinë, ndërsa në lindje u eksplorua ideja se Zoti ishte i paarritshëm nga arsyeja njerëzore, por i arritshëm nëpërmjet zemrës.

Për ortodoksët, teologjia katolike duket e tepruar dhe e bazuar në formula ligjore, ndërsa për katolikët, mendësia e ortodoksëve dukej e zbehtë dhe e pavendosur. Për këtë arsye, takimi i Papës Françesk me Patriarkun rus Kirill në vitin 2016, në Kubë, u pa si një ngjarje historike për 10 shekujt e fundit, edhe pse ndarja kishte ndodhur qindra vite para se të ekzistonte Patriarkati i Moskës. Të dy krerët fetarë mbajën një deklaratë të përbashkët, ku u shprehën për bashkim të krishterë midis kishave, si dhe shprehën pikëpamjet e ngjashme mbi çështje të rëndësishme të kohës, si qëndrimi i njëjtë për sa i përket ateizmit, laicizmit, konsumerizmit, çështjes së emigrantëve e refugjatëve, rëndësisë së martesës e familjes, si dhe shqetësimet e ngjashme mbi abortin dhe eutanazinë./TopChannel

Etiketa: katolikekishaORTODOKSE


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Vrau gruan gjyqtare, Fadil Kasemi  kërkon gjykim të shkurtuar

Shtyhet mbrojtja për Fadil Kasemin, administrohen provat shkresore

Zbulohet skema mashtruese me tregtinë e ilaçeve nga Shqipëria në Itali

Zbulohet skema mashtruese me tregtinë e ilaçeve nga Shqipëria në Itali

S’mbyllën lojërat e fatit, 14 të proceduar në 24 orët e fundit

S’mbyllën lojërat e fatit, 14 të proceduar në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com