Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 Ciklet / Kjo është arsyeja pse çdo 7 vite, ndryshon kursi i jetës sonë

2018/12/31 at 9:12 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
10 Ciklet / Kjo është arsyeja pse çdo 7 vite, ndryshon kursi i jetës sonë

Çdo shtatë vjet, të gjitha qelizat e trupit tonë rinovohen. Në fund të vitit të shtatë, gjithçka ndryshon tek ne, ashtu si stinët. Linja e jetës fillon me lindjen dhe mbaron me vdekjen. Pas 70 vjetësh, cikli është i mbyllur. Ky cikël është i ndarë në 10 pjesë.


Cikli i parë (0-7 VJET)

Gjatë 7 viteve të para, fëmija përqendrohet te vetja, sikur të ishte qendra e botës. E gjithë familja sillet gati gati për të kënaqur çdo dëshirë të tij dhe nëse nuk e bën, fëmija bën kapriço, i mbërthyer prej zemërimit.

Në shtatë vitet e para, fëmija është një egoist i përsosur. Ai jeton plotësisht i kënaqur me veten. Nuk ka nevojë për ndonjë gjë tjetër: ndjehet i plotësuar.

Cikli i dytë (7-14 VJET)

Pas 7 vjetësh, ka një ndryshim: nuk është më i përqendruar te vetja dhe lëviz drejt të tjerëve, duke bërë shumë pyetje. Ai i lodh prindërit, bëhet një mundim i vërtetë, sepse bëhet gjithnjë e më shumë filozof, studiues skeptik, që dëshiron të depërtojë nëpër gjërat.

Shkatërron një lodër sepse dëshiron të shohë se si funksionon; vret një flutur për të parë se si është bërë brenda. Interesi u drejtohet të tjerëve, por vetëm atyre të të njëjtit seks. Psikologët e quajnë këtë faza e dytë shtatëvjeçare “homoseksuale”.

Cikli i tretë (14-21 VJET)

Pas 14 vjetësh, hapet një derë e re: interesi për seksin e kundërt. Kjo është periudha e heteroseksualitetit. Seksualiteti është i pjekur, djali / vajza fillon të mendojë për seksin, dhe ëndrrat e veta dominohen nga fantazitë seksuale. Dhe fillon të hyjë në botën e vardisjes.

Cikli i katërt (21-28 VJET)

Duke filluar nga viti 21, nëse çdo gjë ka evoluar në mënyrë normale, djali/vajza fillon të jetë interesuar për qëllime më ambicioze dhe pak më pak për dashurinë. Dëshiron mallra materiale, sukses. Shpreh ambicie, si të konkurrojë dhe të luftojë për karrierë.

E gjithë qenia e vet tërhiqet nga fuqia, nga prestigji dhe nga mënyra se si t’i arrijë ato.

Cikli i pestë (28-35)

Rreth të 28-ave, ne e kuptojmë se nuk mund të marrim gjithçka që duam. Ne e kuptojmë se shumë nga dëshirat tona janë të pamundura dhe fillojmë të përqendrohemi në mundësinë e hapjes së një tjetër dere.

Ne përqëndrohemi në rehatinë dhe sigurinë, më shumë se në aventura dhe ambicie. Në moshën 28 vjeç, përfundon jeta e “shkujdesur”. Tani është koha në të cilën përshtatemi. Dikush mendon për hapjen e një llogarie bankare, blerjen e një shtëpie, marrjen e sigurimeve dhe sistemimin.

Cikli i gjashtë (35-42 VJET)

Në moshën 35 vjeç, energjia e jetës arrin pikën Omega: gjysma e rrethit të jetës është e plotë. Prej këtij momenti fillon rënia energjike. Ne tani jemi të interesuar jo vetëm për sigurinë dhe komoditetin, por gjithashtu bëhemi konformistë.

Ajo që mund të destabilizojë ose të shkatërrojë jetën tonë bëhet tabu. Që tani e tutje bëhemi pjesë e botës konvencionale: ne fillojmë të besojmë në tradita, në të kaluarën, në fenë. Tani rregullat nuk na trembin më, rendi dhe disiplina bëhen pjesë e botës sonë.

Cikli i shtatë (42-49 VJET)

Duke filluar nga mosha 42 vjeç, fillojnë çrregullimet fizike dhe mendore. Rënia fillon. Kjo është epoka më e rrezikshme. Flokët bëhen gri, fillojnë të bien, lëkura lëshon nën forcën e gravitetit. Në moshën 42 vjeçare, do të fillojmë t’i kushtohemi seriozisht fesë. Ndiejmë nevojën për të besuar në diçka supreme dhe për të medituar.

Cikli i tetë (49-56 VJET)

Në moshën 49 vjeç fillon rënia seksuale dhe të gjitha fajet që burojnë prej saj. Shoqëria vë shumë presion pasi kërkon një rol aktiv seksual dhe një njeri fillon të ndjehet fajtor ose fajëson partnerin, sepse nuk ka të gjitha marrëdhëniet që shoqëria “thotë” se duhet të ketë.

Cikli i nëntë (56-63 VJET)

Në moshën 56 vjeç, fillojmë të humbim interesin për të tjerët, për formalitetet dhe për shqoërinë. Fillon procesi gradual drejt Sannyasinit, ose kërkimi për të vërtetën. Ngjitja drejt përqendrimit tek vetja fillon, duke arritur kulmin në moshën 63 vjeç. Tani jemi përsëri si fëmijë. Ne mendojmë vetëm për veten tonë. Ne hyjmë në jetën e brendshme, ashtu si në fëmijëri, por tashmë të pasuruar me njohuri, pjekuri dhe aftësi për të kuptuar.

Është edhe momenti kur përgatitemi të vdesim së brendshmi. Që të mos presim të vdesim, por të jemi të gatshëm të vdesim me qetësi dhe seriozitet, duke e ditur se kemi ardhur në botë për të mësuar nga të tjerët dhe nga vetja jonë.

Cikli i dhjetë – i fundit

Në moshën 70 vjeç, duhet të jemi të përgatitur. Nëse jeta ka ndjekur një model natyral, para vdekjes, vetëm nëntë muaj më herët, do të bëhemi të vetëdijshëm se vdekja po vjen. Ashtu si fetusi kërkoi nëntë muaj për të parë dritën, kështu edhe ju do të bëheni – nëntë muaj më herët – të vetëdijshëm për vdekjen: tani ajo kthehet në mitër, tek ajo brenda jush.

Indianët e quajnë atë “Garbha” dhe kjo është padyshim simbolike.

Ky proces natyror është cikli i jetës!

Etiketa: 7 vitecikletjete


Ju sugjerojmë

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Ja objektet që duhet të mbani në shtëpi, që t’ju ecë mbarë

Ja objektet që duhet të mbani në shtëpi, që t’ju ecë mbarë

Publikohet video/ Pamje apokaliptike nga cunami që tronditi Indonezinë

Publikohet video/ Pamje apokaliptike nga cunami që tronditi Indonezinë

Këto janë gjërat që burrat duan më shumë tek partneret

Këto janë gjërat që burrat duan më shumë tek partneret
















TE FUNDIT

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
18 Tetor, 2025

CEO i Salesforce, Marc Benioff, ka ndezur sërish debat në San Francisko pasi propozoi përdorimin e policëve robot, të drejtuar...

Lexo më shumë

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
18 Tetor, 2025

Pasi Presidenti amerikan, Donald Trump reklamoi një tjetër takim me homologun e tij Vladimir Putin të enjten, këtë herë në...

Lexo më shumë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Tetor, 2025

Një efektiv policie është proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Tiranës, pasi ka kërcënuar me armën e shërbimit disa...

Lexo më shumë

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
18 Tetor, 2025

Donald Trump ka urdhëruar lirimin e ish-kongresmenit republikan George Santos, i cili u burgos për më shumë se shtatë vjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com