Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk keni folur për Bashkim Ulajn? Ja si përgjigjet Sali Berisha

2018/12/25 at 11:10 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi, Berisha: Vlora dhe Laçi në kthetrat e maskave

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qene mbrëmë i ftuar në programin “A Shoë” të Adi Krastës në Neës 24. Ai u pyet ndër të tjera për biznesmenin Bashkim Ulaj emri i të cilit doli në tenderin me dokumente false të Unazës së Re. Berisha tha se ngjarja është e shëmtuar dhe duhet të hetohet. Sipas tij pergjegjesit kryesor per abuzimet me tenderat jane Rama dhe Gjiknuri.


Krasta: Ju keni shprehur mendimin tuaj aktualisht për çdo gjë të rëndësishme në vend. Pasioni me të cilin keni marrë tani komunikimin në median online është njësoj si pasioni me të cilin keni marrë gjithë çështjet gjithë jetën tuaj. Do me thënë tërheq kolegët kundërshtarët me një lloj marrëdhënie relativisht të detyrueshme. Pyetja ime është pse doktor Saliu, ju nuk keni folur asnjëherë për Ulajn kohët e fundit, për kompaninë dhe për marrëdhënien e falsifikimit dhe situatën shumë problematike të kompanisë së tij.

Berisha: E para nuk besoj të mos kem folur. E dyta është një ngjarje tepër e shëmtuar dhe di që ka një hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Uroj dhe besoj që përgjegjësit e atij mashtrimi të vihen para ligjit. Ndonëse kam bindjen se përgjegjësi kryesor është Edi Rama me Damian Gjiknurin. Zoti Krasta Shqipëria është sot i vetmi vend në botë që ndërton autostrata me 20 milion euro kilometrin, para pak javësh unë kisha një deputet gjerman nga më të shquarit në Bundestag dhe më tha 2 milion a 2 milion e gjysmë euro kilometri është fare e njohur, dhe këtu është bërë një piramidë e tmerrshme me ndërtimin e tyre. Në këtë kontekst cilido që të jetë përgjegjës uroj të marrë përgjigjen e merituar. A unë kam një gjë tjetër këtu, një dallim nga të tjerët.

Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit. Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë.

Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit. Në këtë kontekst në se ata qëndrojnë në këtë kuadër, mendoj se përjashtohen të gjitha të tjerët dhe është rruga më e sigurt dhe Edi Rama nuk po e bën. Merr gjashtë vitet e fundit, asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka zbarkuar në Shqipëri, asnjë kompani serioze ndërkombëtare nuk ka ardhur në Tiranë për të investuar sepse nuk ka rregulla.

Krasta: Një perceptim pothuajse popullor që thotë “Berisha ndryshe nga Rama, nuk ndenji me kriminelët, i përdori ata por nuk u ul në një tavolinë…?

Berisha: Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam përdorur dhe nuk do të përdorja kurrë kriminelë. Në kohën kur kam qenë shef i ekzekutivit, njëri pas tjetrit cilido që ka qenë ka shkuar pas hekurave në burg. Nuk ka njeri që mund të japë një shembull të vetëm apo një insinuatë të vetme. Tjetër problem në se policia i arrestonte dhe gjykata i lironte dhe kjo ka ndodhur për shkak të një fenomeni më të gjerë. Në mënyrë absolute nuk ka një njeri që mund të thotë qoftë edhe për vetëm një kriminel që është përdorur nga Sali Berisha. Kurrë. Dua të sqaroj dy gjëra: Kurrë s’më kanë impresionuar me kërcënimet e tyre, kurrë s’më kanë tërhequr me ofertat e tyre. Kam qenë i prerë te të dyja. Ajo ka qenë një nga shkaqet që unë kam luftuar me sukses kriminalitetin. Se një herë po i përdore, të përdor 5 herë ai tjetri.

Etiketa: bashkim ulajberisha


Ju sugjerojmë

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona
Aktualitet

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona

19 Gusht, 2025 1:17 pm
Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje
Aktualitet

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje

19 Gusht, 2025 1:04 pm
13 vatra zjarri në vend/ MM: 10 janë aktive, 3 po monitorohen
Aktualitet

Situata me zjarret, 5 vatra në 24 orë/ 3 ende aktive 2 të tjera në monitorim

19 Gusht, 2025 12:03 pm
Manastirliu: 7 milionë euro vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër
Aktualitet

Manastirliu: 7 milionë euro vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër

19 Gusht, 2025 11:59 am
Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet
Aktualitet

Peligrinazhi në Malin e Tomorrit/ Policia plan masash, itinerari për automjetet

19 Gusht, 2025 11:45 am
Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi
Aktualitet

Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi

19 Gusht, 2025 11:22 am
Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Renis Dobrës, debate të nxehta në seancë
Aktualitet

Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Renis Dobrës, debate të nxehta në seancë

19 Gusht, 2025 11:18 am
Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir
Aktualitet

Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir

19 Gusht, 2025 10:55 am
Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit
Aktualitet

Finiq, ndezi zjarr në fushën e sportit duke djegur../ Pranga 20 vjeçarit

19 Gusht, 2025 10:35 am
Përzgjidhen 30 infermierë përmes portalit/ Koçiu: Punësimi mbi bazë të meritës
Aktualitet

Përzgjidhen 30 infermierë përmes portalit/ Koçiu: Punësimi mbi bazë të meritës

19 Gusht, 2025 9:47 am
Para
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Plumba brenda Policisë Private në Fier, ja çfarë dyshohet

Video/Krishtlindje, Korça e veshur me të bardha, por pa energji elektrike

Video/Krishtlindje, Korça e veshur me të bardha, por pa energji elektrike

Arqipeshkvi i Mirditës:Ka fshatra si para 100 vjetësh, pa rrugë e shërbime

Arqipeshkvi i Mirditës:Ka fshatra si para 100 vjetësh, pa rrugë e shërbime
















TE FUNDIT

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona

Aksidenti në Shkodër me një viktimë, arrestohen dy persona
19 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se janë autorë të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në...

Lexo më shumë

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje

Anija “Lissus” niset drejt misionit të NATO-s në Egje
19 Gusht, 2025

Anija “Lissus” dhe 22 detarët në bord janë nisur nga baza e Sarandës drejt operacionit të NATO-s “Sea Guardian” në...

Lexo më shumë

Më 15 shtator mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nis paraqitjen e provave

Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
19 Gusht, 2025

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e...

Lexo më shumë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Athinë
19 Gusht, 2025

Një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 18 gushtit në Athinë, Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema, viktima...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com