E kemi parë prej disa sezonesh të imitojë personazhe të njohur në “Portokalli” . Delinda Disha së fundmi ka folur për jetën e saj personale si nënë dhe bashkëshorte.
Moderatorja, Bieta Sulo, e pyeti nëse ka patur probleme me ndonjë nga personazhet që ajo ka imituar në spektaklin e humorit. Aktorja vijoi me një përgjigje të sinqertë.
“Më vjen keq që mërziten. Duhet ta marrin me sportivitet dhe dashamirësi. Sepse në njëfarë mënyre ne u bëjmë publicitet të gjithë personazheve që imitojmë”, u shpreh ajo.