Dhjetëra gjimnazistë të Elbasanit i janë përgjigjur thirrjes së studentëve për t’iu bashkuar protestës se tyre sot.
Përpara hyrjes së gjimnazeve në orën 08.00 nxënësit kanë refuzuar të marrin pjesë në mësim. Ndërkohë mësuesit u kanë bërë thirrje të mos bojkotojnë mësimin maturantëve. Disa prej tyre janë futur në mësim, ndërsa një pjesë tjetër është nisur drejt sheshit kryesor të qytetit.
Studentët janë nisur nga Elbasani me mjete private për t’iu bashkuar protestës, e cila vijon për 7 ditë para ministrisë së Arsimit.
Me pankarta të ndryshme ”Koha e maskarenjve” si dhe “Dinjiteti nuk matet me pozitat që zotëron, por me vetëdijen që i meriton”, studentët e Elbasani vijojnë të qëndrojnë stoikë në kërkesat e tyre.