Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I hodhën bombë dje në lokal, cila ishte e shkuara kriminale e pronarit

2018/11/17 at 3:45 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
I hodhën bombë dje në lokal, cila ishte e shkuara kriminale e pronarit

Zbulohet e shkuara e pronarit te lokalit qe mbeti i plagosur pas granates qe hodhen ne biznesin e tij mengjesin e djeshem.


Ngjarja ndodhi në të gdhirë, teksa 32-vjeçari Albert Alterziu ka qenë i vetëm duke mbyllur lokalin.

Lokal që e ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Sipas Policisë, Alterziu ka qenë pranë derës së lokalit të tij kur një person i ka shkuar nga mbrapa dhe i ka hedhur te këmbët një granatë.

Autori është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët në errësirë, ndërsa shpërthimi i lëndës plasëse i ka shkaktuar plagë të rënda 32-vjeçarit.

Autori ka vepruar shpejt, duke mos i lënë kohë dhe mundësi shënjestrës të vetëmbrohet apo të shohë personin pasi ai ka rënë menjëherë në tokë si pasojë e shpërthimit të granatës.

Ka qenë një roje dyqanesh, ai që ka lajmëruar Policinë dhe të afërmit e të riut. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital.

Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi shpërthimi i ka shkaktuar plagë në trup, por, falë ndërhyrjes së shpejtë, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Policia është duke hetuar ngjarjen në pistën e një hakmarrjeje të mundshme.

Pasi i plagosuri ka pasur një të shkuar kriminale. Ai ka kryer dënim për një vrasje, ndërsa në vitin 2013 është plagosur me thikë.

Mësohet se në vitin 2001, kur ishte në moshën 15-vjeçare, pas një sherri, Alterziu ka qëlluar me thikë shtetasin Elton Shuli, duke e lënë të vdekur.

Viktima ishte shok me autorin dhe ngjarja nisi pas një sherri të çastit mes tyre. Për këtë ngjarje, Alterziu kreu dënimin nga 10 në 7 vjet burg për shkak të moshës së mitur.

Por shumë vite më pas (2013), ai u bë edhe një herë protagonist në një sherr mes së rinjsh me thika, ku mbeti i plagosur në këmbë.

Pas kësaj ngjarjeje, i riu nisi të punonte me vëllezërit e tij në një lokal që ka në pronësi familja dhe nuk ta të dhëna që të jetë përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Por mëngjesin e së premtes, ndaj tij u hodh një granatë dore me qëllim eliminimin e tij në derën e biznesit të tij në lagjen “Partizani”.

Për shkak edhe të kaluarës së tij me shumë probleme, një nga pistat e hetimit të Policisë mbetet hakmarrja, por nuk përjashtohet as pista e ndonjë konflikti të mundshëm të kohëve të fundit të tij.

Familjarët e tij ende nuk kanë një dyshim se kush mund ta ketë kryer shpërthimin.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, familjarët kanë deklaruar se ndaj djalit të tyre nuk ka hakmarrje.

Pasi sipas tyre ai e ka kryer dënimin për krimin që kreu kur ishte në një moshë të mitur.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur sekuestrimin e disa kamerave të sigurisë përreth vendit.

Blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 10 persona, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Ata janë pyetur në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por, siç mësohet, dëshmia e asnjërit prej tyre nuk ka qenë ndihmëse për grupin e hetimit./ Panorama

Etiketa: albert alterziuelbasanngjarja


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Kronikë

VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

28 Gusht, 2025 8:49 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

28 Gusht, 2025 8:46 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Aksident në Ballsh, makina përplas 7-vjeçaren

28 Gusht, 2025 6:12 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Aktualitet

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash

28 Gusht, 2025 4:59 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
Kryesore

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 Gusht, 2025 1:49 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Para
Gruevski ka ikur nga Hungaria, ja ku mund të jetë strehuar

Gruevski ka ikur nga Hungaria, ja ku mund të jetë strehuar

Anxhela Peristeri flet rreth lajmeve për shtatzëninë

Anxhela Peristeri flet rreth lajmeve për shtatzëninë

Video/ Kush është futbollisti argjentinas që Panuçi kërkon për Kombëtaren

Video/ Kush është futbollisti argjentinas që Panuçi kërkon për Kombëtaren
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com