Pak ditë më parë Almeda Abazi konfirmoi se është në një pritje të ëmbël. Madje është shprehur shumë e lumtur që zoti do e bekojë me një fëmijë. E sigurisht që kjo është një ndër periudhat më të bukura të jetës së Almeda Abazit e cila ka nisur të publikoj edhe imazhe të ndryshme të ushqimeve që konsumon.
Ajo ka publikuar një foto me ushqime në Instagram duke i cilësuar si ushqime nga Kosova, madje ajo ka përmendur faktin se pikërisht këto janë një arsye më tepër përse ajo e do Kosovën. Mirëpo modelja është “bombarduar” me disa komente ku i thonë që po konsumon ushqime serbe.
Almeda është detyruar të fshijë fotografinë dhe të kërkojë falje publike duke thënë se nuk ishte në dijeni.