Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA sot votojnë në zgjedhjet për Kongres

2018/11/06 at 6:24 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA sot votojnë në zgjedhjet për Kongres

Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump. Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.


Të martën amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të fitojnë në këto zgjedhje 23 ligjvënës të tjerë.

Republikanët po mbështeten tek Presidenti Donald Trump për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe për të ruajtur kështu shumicën e ngushtë në Senat prej 51 nga 49 senatorët. Nga 35 vendet në Senat për të cilat votohet sot, 26 janë aktualisht të mbajtura nga senatorë demokratë dhe 9 nga senatorë republikanë.

Fokusi tek emigracioni

Demokratët po përpiqen të ruajnë 10 vende senatorësh në shtetet ku Presidenti Trump triumfoi në vitin 2016, ndër to edhe shteti Tennessee.

Gjatë një tubimi rishtazi në Chattanooga, Presidenti Trump kritikoi demokratët për çështjen e emigracionit.

“Demokratët duan të ftojnë karvan pas karvani të huajsh të paligjshëm që të vërshojnë në vendin tonë. Nuk jam dakort”, deklaroi Presidenti Trump, duke risjellë imazhet e karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që po kalojnë përmes Meksikës. “Asnjë komb nuk mund të lejojë mësymjen e kufijve të tij. Ky është pushtim. Nuk më intereson se ç’thonë. Nuk më intereson se ç’thuhet nga mediat e rreme. Ky është një pushtim i vendit tonë”.

Demokratët kanë mobilizuar në fushatë personalitete të profilit të lartë, ndër ta edhe ish-Presidentin Barack Obama, i cili mobilizoi votuesit në shtetin e tij Illinois. Ai u tha mbështetësve se dërgimi i ushtarakëve amerikanë në kufi, në përgjigje të karvanit, ishte një “manovër politike”.

“Kur ju këtu në Illinois të votoni, mund ta refuzoni këtë lloj politike. Kur të merrni pjesë në procesin politik, mund të shërbeni si kundërpesha ndaj sjelljes së keqe. Kur të votoni, mund të zgjidhni shpresën përkundër frikës”, u shpreh zoti Obama.

Pjesëmarrja në orët e para në disa shtete amerikane ka qenë e lartë, diçka jo e zakontë për zgjedhjet e mesmandatit kur përgjithësisht është vështirë të arrihet pjesëmarrja e votuesve deri në nivelin 40%.

Demokratët janë ndjerë gjithnjë e më optimistë për shanset e rimarrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Udhëheqësja demokrate Nancy Pelosi parashikoi javën e kaluar rimarrjen e kontrollit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Trump, temë qendrore

Anketimet sugjerojnë se votuesit demokratë janë të përqëndruar tek çështje si sistemi i kujdesit shëndetësor dhe ekonomia, ndërsa votuesit republikanë janë përqëndruar tek çështja e emigracionit.

Por, sipas ekspertit të Institutit Brookings, John Hudak, është gjithashtu e qartë se Presidenti Donald Trump është një tjetër tematikë kryesore për të dyja partitë politike.

Presidenti Donald Trump zhvilloi fushatë në shtetin Tenesi, ku kritikoi demokratët për çështjen e imigracionit, ndërsa përpiqet të ruajë shumicën republikane në Senat.

“Demokratët duan të ftojnë në vendin tonë karvan pas karvani me imigrantë, apo njerëz pa dokumente. Por kjo nuk do të ndodhë. Asnjë vend i botës nuk mund të lejojë hyrjen pa leje përmes kufijve të vet. Ky është si një lloj pushtimi për vendin tonë.”- tha Presidenti.

Në fushatë doli këto ditë edhe ish Presidenti Barack Obama, në mbështetje të partisë së tij demokrate.

“Kur ju në Illinoi votoni, keni shansin ta refuzoni këtë lloj politike. Kur merrni pjesë në procesin politik, shfaqni mendimin tuaj për një sjellje të keqe. Kur ju votoni, në fakt zgjidhni shpresën ndaj frikës.”- tha zoti Obama.

Në votimet e hershme ka patur një pjesëmarrje të madhe dhe votuesit nga të dyja partitë i shohin këto zgjedhje si një referendum për Presidentin Trump, thotë eksperti John Hudak:

“Ky president do që këto zgjedhje të jenë një referendum për të, pasi mendon se popullariteti i tij është aq i madh, saqë do t’u sjellë republikanëve fitoren.”

Donald Trump nuk është në luftë vetëm me demokratët, por edhe me historinë, thotë analisti John Fortier:

“Në përgjithësi, në zgjedhjet e mesit të mandatit partia e presidentit nuk del mirë. Edhe këtë herë, nuk do të ndodhë ndryshe. Demokratët do të dalin mirë në garat për Dhomën e Përfaqësuesve, për guvernatorë dhe ligjvënës shtetesh.”

Historikisht, republikanët kanë një pjesëmarrje më të madhe në votimet e mesit të mandatit.

Kjo u krijon presion demokratëve, ata duan të sigurohen që përkrahësit e tyre do të dalin për të votuar, thotë Frank Newport, i firmës së anketimeve Gallup:

“Me shpresën se votuesit republikanë zakonisht dalin më shumë në votime, a munden demokratët të aktivizojnë njerëzit që identifikohen si të Partisë Demokrate, që ata të dalin të votojnë për kandidatët e tyre?”- thotë zoti Newport.

Pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë një faktor i rëndësishëm, nëse demokratët shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, thotë analisti Jim Kessler.

“Dhoma e Përfaqësuesve e ka mbështetur pa rezerva axhendën e Presidentit Trump. Por nuk ka për të qenë më kështu. Për çdo çështje do të vendoset mbi baza partiake.”

Demokratët pritet të sigurojnë fitore në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ndoshta një numër të mjaftueshëm për të rimarrë kontrollin e saj,.

Republikanët shpresojnë ta ruajnë diferencën e ngushtë 51 me 49 në Senat, falë ndihmës së Presidentit Trump gjatë fushatës elektorale./VOA/

 

Etiketa: shbasot votojnezgjedhjet per kongres


Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta
Bota

Kryeministri britanik: Ne do ta rrisim presionin mbi Putinin, derisa të ndalet lufta

16 Qershor, 2026 3:55 pm
Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane
Bota

Polonia kërkon prani të përhershme ushtarake amerikane

16 Qershor, 2026 2:28 pm
Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Bota

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

16 Qershor, 2026 2:13 pm
Para
Video/ Këngëtarja: “Jam e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara”

Video/ Këngëtarja: "Jam e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara”

Me 250 mijë euro drogë, 23 vjeçari shqiptar përdor pitbullin si “mburojë”!

Me 250 mijë euro drogë, 23 vjeçari shqiptar përdor pitbullin si "mburojë"!

Prishja e shtëpive, banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën

Prishja e shtëpive, banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}