Lajmi për prishjen e raporteve mes Noizyt dhe Encës bëri shumë bujë në media sociale.
Noizy dhe Enca pas miqësisë së fortë shpesh herë kanë thumbuar njëri-tjetrin. Si në këngët e tyre ashtu dhe në rrjetet sociale. Siç u bë me dija para disa muajsh, prishja e marrëdhënieve mes Noizyt dhe Encës erdhi pasi këngëtarja në një dalje publike tha që suksesin e karrierës e ka nisur e vetme. Fakt ky që acaroi Noizyn i cili pretendonte se ka qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.
Edhe pas prishjes së marrëdhënies së Encës me Noizyn, ajo mbante ende lidhje me Don Vidin, shokun e ngushtë të Noizyt. Por këto relata u prishën para disa muajsh pasi anëtari i OTR e ofendoi kur u fshi kënga “Bow Down”.
Mirëpo siç duket atij nuk i ka dalë ende inati me Encën. Dhe në profilin e tij në Instagram si “bio” ka vendosur “Selfmade” duke ironizuar Encën për faktin që ka thënë se është bërë vetë e famshme, jo prej Noizyt. Si dhe një emoji me gishtin e mesit dhe një emoji me figurën e një derri.