Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haley thirrje OKB-së të largojë UNMIK-un nga Kosova

2018/10/18 at 1:37 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Haley thirrje OKB-së të largojë UNMIK-un nga Kosova

Në letrën e saj të dorëheqjes dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara, Nikki Haley i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të tërheqin misionin e tyre në Kosovë, UNMIK, duke thënë se ai e kishte përmbushur prej kohësh mandatin e tij.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e cila krejt papritur dha dorëheqjen më 9 tetor, i kërkoi OKB-së në letrën e saj të dorëheqjes të tërheqë misionin e saj nga Kosova duke thënë se puna e tij kishte mbaruar.


Në letrën e saj drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Haley shkroi se misioni i UNMIK-ut kishte qenë i suksesshëm në menaxhimin e konfliktit kompleks në Kosovë, por koha e tij kishte mbaruar.

“Për fat të keq, UNMIK mbetet i pandryshuar, pavarësisht progresit dhe deklaratave të përsëritura nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që UNMIK-u ka përmbushur prej kohësh mandatin e tij,” thuhet në letrën e dorëheqjes.

“Pa një rishikim të rregullt të mandatit dhe misionit të UNMIK-ut, politikat e jashtme dhe partitë me interesa të pafavorshme do të vazhdojnë të mbajnë peng kohën dhe burimet e çmuara të OKB-së,” vazhdon më tej letra.

Ajo i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të fillojë një rishikim strategjik të UNMIK-ut në mënyrë që të zhvillojë një strategji dalëse nga Kosova.

“Ndërmarrja e këtyre hapave do t’i japë Këshillit të OKB-së informacione për të vlerësuar praninë e OKB-së në Kosovë, siç bëjmë me të gjitha misionet paqeruajtëse,” shkroi Haley.

Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë u krijua në fund të luftës në Kosovë në vitin 1999 nga Këshilli i Sigurimit në bazë të Rezolutës 1244.

UNMIK-u është i detyruar “të ndihmojë në sigurimin e kushteve për një jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të avancuar stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Fillimisht i përbërë nga katër “shtylla”, dy prej këtyre, policia dhe administrata civile, prej kohësh i janë dorëzua qeverisë së Kosovës.

Roli i tij ka qenë i vogël që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ndërkohë, BE-ja ka marrë përsipër rolin mbikëqyrës në sferën e drejtësisë, nëpërmjet misionit të vet, EULEX.

Burimi: Reporter.al

Etiketa: haleyokbUNMIK


Ju sugjerojmë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Aktualitet

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

5 Nëntor, 2025 10:27 am
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Para
Supermodelja pranon se ka hapur Instagram fallso për të kontrolluar ishin

Supermodelja pranon se ka hapur Instagram fallso për të kontrolluar ishin

Luçiano Boçi: Edi Rama në vend tu sillte shkollën fëmijëve, solli policinë

PD nxjerr të dhëna të reja për udhëtimet e Ballës me Begon jashtë vendit

Balla apel opozitës: Ejani në Parlament, të votojmë ‘bastet’

Balla apel opozitës: Ejani në Parlament, të votojmë ‘bastet’
















TE FUNDIT

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
6 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se gjatë bisedës së tij më të fundit me Vladimir Putinin, udhëheqësi...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
6 Nëntor, 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Nëntor, 2025

Dashi Mundohu të mos i kushtosh shumë rëndësi fjalëve të të tjerëve sot. Mund të kesh kaluar orë të tëra...

Lexo më shumë

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
6 Nëntor, 2025

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com