Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ramiz Alia në MPB: Kujdes kulakët dhe agjitacionin e propagandën e armikut

2018/10/16 at 6:39 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Ramiz Alia në MPB: Kujdes kulakët dhe agjitacionin e propagandën e armikut

Nga Kastriot Dervishi


Ministria e Punëve të Brendshme e diktaturës në vitet 1944-1991 ishte organi i specializuar që udhëhiqte luftën e klasës duke zbatuar rreptësisht platformën dhe porositë e Partisë së Punës. Megjithatë, Enver Hoxha asnjëherë nuk erdhi të mbante fjalim në këtë ministri. Ramiz Alia bëri përjashtim. Ai takoi më 17 gusht 1990 kuadrot e MPB-së në një nga sallat e ndërtesës së saj. Takimi i përgjigjej një situate jo në favor të Partisë së Punës. Spikat në këtë fjalim, lufta ndaj “armikut të klasës” dhe figurës së agjitacionit e propagandës.

Ndjekja, kuptimi dhe analiza kohë pas kohë e situatave të brendshme e të jashtme është një nevojë pune për të gjithë njerëzit tanë, veçanërisht për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Duke kuptuar drejt zhvillimin e situatave, ­do të shikoni, së pari, se si lidhen dhe ç’efekte kanë me vendin tonë (situata e jashtme), ose me njerëzit e kategorive të ndryshme të popullsisë (situata e brendshme), dite, së dyti, kuptimi i drejte i zhvillimit të situatave do t’u japë mundësi te diktoni ku puna të synojë dhe ku mund të gjejë pika mbështetjeje armiku.

Si duhet kundërvepruar? Pa studim, pa analiza nuk ka pune shkencore, ka vetëm diletantizëm. Koha e sotme kërkon punë të kualifikuar, sepse armiku e ka ndryshuar metodën e punës së vet dhe në kushtet e sotme ai vepron nga disa pozita me te favorshme.

Në radhë të parë reaksioni ka marrë ku­raja, është nxitur në agresivitetin e tij nga fitoret në Lindje, ku mori pushtetin, likuidoi partine komuniste dhe vendosi elemente antikomunistë të tërbuar në krye të tyre. Kjo ndo­dhi në Poloni, Çekosllovaki, në Hungari, në Bullgari, në Republikën Demokratike Gjermane e gjetkë. Kjo ndodhi edhe në Bashkimin Sovje­tik, ku jo vetëm ekonomia, por edhe politika janë vënë plotësisht në binarët e kapitalizmit. Së dyti, nga këto fitore armiku është bërë më prepotent dhe më arrogant, si asnjëherë tjetër. Prepotenca dhe arroganca e tij duket në faktin që ai u dikton vendeve të ndryshme edhe kushtet për marrëdhëniet ndërkombëtare, për lidhjet dhe kontaktet me vendet e ndry­shme etj.

Çfarë kërkon sot reaksioni nga Shqipëria? Borgjezia dhe reaksioni kërkojnë që Shqipëria të bëjë ndryshime të thella, ato ndryshime që u bënë në vendet e Lindjes Evropiane, pa, as me pak e as më shumë, likuidimin komplet të sistemit socialist, shkatërrimin e pushtetit popullor, të lirisë dhe pavarësisë së atdheut.

Ky është thelbi ku synon veprimtaria armiqësore ndaj Shqipërisë sot. Po nuk u kuptua ky qëllim i armiqve, atëherë nuk është kuptuar, absolutisht, asgjë nga lufta që bën sot reaksioni. Për konsekuencë, po nuk u kuptua ky qëllim, nuk dimë të shpjegojmë fenomenet që kanë ndodhur, nuk dimë a të luftojmë kundër armikut.

Është më e drejtë të themi që partia dhe organet e Sigurimit nuk ishin të përgatitur si duhet për këtë lloj lufte. Ngjarjet e këtij viti nxorën në evidencë jo vetëm armikun klasik të klasës: diversantin, borgjezin, të deklasuarin, ish-kulakun e të tjerë (i cili përbën një kontin­gjent tërrezikshëm për ne, nuk duhet harruar kjo kategori, mundet të mos jetë sot në plan të parë, janë, ndoshta, në plan të dytë, në kupti­min që janë prapa ngjarjeve), por, në plan të parë, në fushë të betejës, nxorën njeriun tonë, punëtorin, të riun e çoroditur etj.

Kjo luftë politike u zhvillua kryesisht në bazë. Me këtë luftë është angazhuar e tërë Partia, veçanërisht organizatat-bazë në një qendër pune, në një institucion, aty ku dalin thashe­themet, parullat armiqësore, elementët që për­piqen të destabilizojnë gjendjen e shëndoshë në vendin tonë.

Dikush, për shembull, i bën jehone pluripartizmit, domethënë idesë që në vendin tonë, përveç partisë komuniste, të ketë dhe parti të tjera. A nuk duhet ta dëgjojmë këtë? A nuk ka interes Sigurimi ta dijë kush ka këtë men­dim?! Si nuk i intereson?
Nga pikëpamja e njohjes së situatës, të di­në çfarë thuhet, çfarë mendohet, çfarë shpifet, e kanë detyrë të tyre numër një organet e Sigu­rimit të Shtetit. Çështja nëse fjalët që thuhen, parullat që përhapen përmbajnë apo jo elemen­tet e figurës së krimit të agjitacionit e propa­gandës kundër pushtetit popullor, është një pro­blem i dytë.

Pra, agjitacioni dhe propaganda antiparti, antishtetërore, antisocialiste, do të ndiqet nga organet e Sigurimit siç është ndjekur edhe më parë, në kuptimin e qenies në dijeni të atmosferës politike që ekziston në vend. Ndërsa me ndryshimin që ka pësuar figura e këtij krimi, organi përkatës i Sigurimit të Shtetit është i detyruar që sipas ligjit të klasifikojë atë që përbëjnë krim nga atë që nuk përbëjnë krim, dhe, mbi këtë bazë, kur është rasti, të veprojë sipas ligjit, duke ua paraqitur çështjen për ndjekje penale organeve të hetuesisë.

Asnjë nga ligjet e shtetit, asnjë nga ven­dimet e Partisë, nuk i ka hequr atributet as Sigurimit të Shtetit, as policisë, as kufirit, për­kundrazi, ia ka shtuar. Vendimet e Partisë kërkojnë që atributet që i kishin deri tani këto organe, t’i kenë, po t’i përmirësojnë në mënyrë më të përpunuar, më të kualifikuar. Këtu qën­dron dhe vështirësia e punës suaj.

Unë fola për anët negative të punës, për mësimet që duhet të nxjerrim, sepse këto dhe na preokupojnë, por, në të keqen, ka dhe të mira. Dhe këtë të mos e harrojmë. Përvoja e 2 korrikut tregoi se kuadrot, punonjësit e Mi­nistrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve të punëve të brendshme, si dhe oficerët e ushtrisë, inteligjencia e të tjera, ishin të lidhur ngushte më Partinë, me pushtetin. Kjo tregon forcën tonë, që jo vetëm na gëzon, por edhe na inkurajon që të hidhemi në sulm. Në qoftë se armiku na sulmoi, tani e kemi ne radhën të kundërsulmojmë, te ngremë peshë masat kundër armikut të huaj dhe atyre që duan të na rrëmbejnë fitoret e popullit, pushtetin, socia­lizmin.

Këto fitore do t’i mbrojmë me të tëra for­cat tona dhe, po të jetë nevoja, do godasim fort mbi armiqtë.Pasivë nuk do qëndrojmë. Kjo kërkon të gjallërohet në mënyrë revolucio­nare puna e organeve të Sigurimit. Nuk ka ar­sye që njerëzit tanë të jenë nën peshën e ndonjë ngjarjeje që rëndon, përkundrazi, duhen ngri­tur shpirtrat, forcat e njerëzve, të hidheni në sulm, duke zbatuar gjithmonë ligjet dhe duke shikuar me kujdes interesat e popullit, te push­tetit e socializmit.

 

Etiketa: kulaketpropaganda e armikutramiz Alia


Ju sugjerojmë

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave
Aktualitet

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave

28 Korrik, 2025 9:43 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

28 Korrik, 2025 9:32 am
Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..

28 Korrik, 2025 9:23 am
Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe
Aktualitet

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

28 Korrik, 2025 8:43 am
Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

28 Korrik, 2025 8:37 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

28 Korrik, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 28 korrik 2025

28 Korrik, 2025 8:22 am
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

27 Korrik, 2025 7:44 pm
Para
Daçiç: Një tjetër shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Daçiç: Një tjetër shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Arbana Osmani dedikim të ndjerë Dritan Hoxhës, në ditën e tij të lindjes

Arbana Osmani dedikim të ndjerë Dritan Hoxhës, në ditën e tij të lindjes

Haradinaj: Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar

Haradinaj: Kush mbron idenë e korrigjimit të kufijve është i paguar
















TE FUNDIT

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave

Kavajë/ Vodhën një automjet dhe shuma parash në një banesë, pranga 2 personave
28 Korrik, 2025

Vodhën shuma parash në një banesë dhe një automjet në një fshat të Kavajës, arrestohen 2 persona. Sipas policisë, njëri...

Lexo më shumë

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
28 Korrik, 2025

Vijon të jetë aktiv për të dytën ditë me radhë zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, ku rreth 150 forca...

Lexo më shumë

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..

Pamjet nga rruga e re/ Dibra dhe Elbasani më afër, Rama: Shtysë për turizmin dhe..
28 Korrik, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e...

Lexo më shumë

Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?

Do të përballen Rusia dhe NATO në Detin Baltik?
28 Korrik, 2025

Ekspertët e sigurisë presin konflikte mes Rusisë dhe shteteve evropiane të NATO-s në Detin Baltik muajt e ardhshëm. Danimarka vë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com