Ka ndërruar jetën ditën e djeshme profesori i Juridikut, njëherësh zv/rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Ilir Berhani. Mesohet se Berhani vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rende, betejë të cilën e humbi në moshën 65 vjeçare.
Homazhet do te zhvillohen sot në oren 13:00, pikerisht ne diten e pare te nisjes se vitit te ri akademik.
Berhani, është pedagog i njohur në Shkodër, ndërsa për publikun e gjerë ai mbahet mend për deklaraten e dy viteve më parë, kur tha se “drejtësia në Shqipëri cenohet prej të fortëve dhe nëse gjendja aktuale nuk ndryshohet tërësisht atëherë reforma në drejtësi është e dështuar”.