Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdhi 20 vjeç, iku plak. Historia e Remzi Selimit në burgjet e komunizmit

2018/10/14 at 6:28 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdhi 20 vjeç, iku plak. Historia e Remzi Selimit në burgjet e komunizmit

Nga Kastriot Dervishi


Lindur në Shkup në vitin 1933, Remzi Selimi është një prej rekordeve të zeza të regjimit komunist në trajtimin mizor që i bëri shqiptarëve që banonin në trojet shqiptare në Jugosllavi. Remziu u dënua tre herë. Erdhi në Shqipëri djali i ri 20 vjeçar dhe iku prej saj plak në moshën 58 vjeçare. Bëri 33 vjet e 2 muaj burgim.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1953-1964: 11 vjet, 4 muaj, 15 ditë

1967-1972: 4 vjet, 10 muaj, 9 ditë

1974-1991: 16 vjet, 11 muaj, 4 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 68 vjeç

Dënimi i parë

Remziu ishte me profesionin kasap. Kishte veçse dy klasë fillore. Me një formim të tillë e me moshë të re nuk mund të jesh i përshtatshëm për misione agjenturore sikurse e përfytyronin atë regjimi komunist i Shqipërisë dhe oficerët e Sigurimit. Remziu dashuronte një vajzë, por familja e tij nuk e pranonte atë si nuse. Në këto kushte ka shkuar ushtar në Zagreb. Ishte nisur për të çuar postën ushtarake në Podgoricë kur merr vesh se dy shokët e tij ushtarë shqiptarë që do arratiseshin ishin arrestuar.

Në këto kushte, i ndodhur në Podgoricë arratiset për në Shqipëri. Më 22.7.1953 kalon kufirin dhe nga Shkodra e sjellin në Shijak ku mbaheshin emigrantët kosovarë. Në pyetësinë e parë, zhvilluar 4 ditë pas mbërritjes, Selimi tregon se kryente shërbimin e detyrueshëm në Zagreb dhe se nuk i njihte oficerët e UDB-së.

Torturohet për 15 ditë në mënyrë që të pranonte ato që i kërkonte Sigurimi.

Në raportin e datës 1.9.1953 komandanti i Repartit nr.2001 Zoi Themeli thotë se do ishte e vlefshme ta dërgonin si agjent në Jugosllavi, por në rast se kjo nuk bëhej, atëherë të burgosej e të dënohej si agjent. Në këto kushte, duket që jeta e të riut ishte shkatërruar tashmë. Refuzimin për t’u bërë agjent ai do ta paguajë me burgosje të gjatë, nën akuzën për “spiunazh”.

Arrestohet më 12.10.1953. Gjykata Ushtarake e Tiranës, me vendimin nr.197, datë 19.12.1953, e deklaroi fajtor për spiunazh dhe e dënoi aq sa kërkoi prokurori, me 12 vjet burgim. Gjykata shprehej se e dënonte me pak burgim nisur nga mosha dhe nga mungesa e pasojave (mbledhja apo dorëzimi i informatave). U lirua më 27.3.1964.

Dënimi i dytë

Tre vjet pas daljes nga burgimi i gjatë, Remzi Selimi nuk kishte çfarë të bënte më në Shqipëri. Duke qenë i internuar në Lushnje, së bashku me emigrantin tjetër shqiptar nga Kosova Muharrem Mazreku, u orvat të arratiset. Komunikata nr.156, datë 6.7.1967 e MPB-së bën të ditur se të përmendurit u ndaluan në postën e Qafë-Thanës në mëngjes. Me vendimin nr.24, datë 8.8.1967 Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për akuzën e tentativës për arratisje dhe dënoi me 5 vjet burgim. U lirua nga kampi i Spaçit nr.303, më 14.5.1972.

Dënimi i tretë

Dy vjet pas mbarimit të burgimit të dytë, duke qenë se banonte në Ndërmarrjen Bujqësore “29 nëntori” Çermë, Remzi Selimi tentoi të largohej nga Shqipëria. Jeta e padurueshme nën një regjim internacionalist proletar antishqiptar si ai i Enver Hoxhës, ishin shtysa të forta për t’u largua nga vendi.

Disa herë kërkoi riatdhesim, por kjo nuk i lejohej, pavarësisht se nuk kishte shtetësinë shqiptare. Më 25.4.1974 tentoi të arratisej nga kufiri nga malësia e Shkodrës, por u ndalua e më pas u arrestua. U gjykua nga Gjykata e Rrethit të Lushnjës. Me vendimin nr.70, datë 31.7.1974 në bazë të nenit 255 (arratisja) të Kodit Penal, gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 24 vjet burgim. Pas shumë vitesh burgim, u lirua me dekretin nr.7483, datë 27.3.1991 (nr.7 i listës) me të dënuarit e fundit politikë që mbaheshin të burgosur .

Etiketa: burgkomunizemRemzi Selimishqiptar i shkupit


Ju sugjerojmë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Para
Khabib: Në xhungël ka vetëm një mbret, le të përballemi, mos refuzo

Khabib: Në xhungël ka vetëm një mbret, le të përballemi, mos refuzo

Presidenti Meta:Currajt e Epërm do t’i kishte zili çdo vend në botë

Presidenti Meta:Currajt e Epërm do t’i kishte zili çdo vend në botë

Histori e rrallë/ 3 motra nga Australia, në kërkim të origjinës shqiptare

Histori e rrallë/ 3 motra nga Australia, në kërkim të origjinës shqiptare
















TE FUNDIT

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
5 Korrik, 2026

Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
5 Korrik, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, me rastin e 250-vjetorit të Shteteve...

Lexo më shumë

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
5 Korrik, 2026

Qeveria nuk i ka mbyllur sytë dhe veshët përballë kërkesave të cilat artikulohen çdo mbrëmje në protestën qytetare. Kjo sipas...

Lexo më shumë

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
5 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të pavërteta pretendimet se qeveria ka shitur tokë publike në favor të kompanisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}