Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet avokati i Xhesielës: Si e tërhoqi e reja kallëzimin për Rexhep Rrajën

2018/09/28 at 1:23 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet avokati i Xhesielës: Si e tërhoqi e reja kallëzimin për Rexhep Rrajën

Avokati i Xhesiela Malokut, caktuar kryesisht nga shteti Elton Frangu, ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të deputetit të PS, Rraja.


Avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite.

Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës. “I thashë të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme”. Ai sqaron se ka qendruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohente pozitat e vajzës dhe më pas është larguar.

I pyetur nëse ka parë persona të rrezikshëm jashtë komisariatit apo persona me armë, avokati thotë se ka qenë natë dhe nuk ka patur shumë lëvizje. Në lidhje me gjendjen psikologjike të vajzës, Frangu thotë se më mirë mund të shprehet psikologu që ka qenë gjithashtu i pranishëm në komisariat.

Avokat Frangu thotë se nga momenti që është është larguar nga komisariati nuk ka qenë më pjesë e kësaj cështje, por shpreh gatishmërine e tij për tu paraqitur në prokurori në rast se do të kërkohet nga organi i akuzës.

Ndër të tjera ai tregon se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

Intervista e plotë:

Klodiana Lala: Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut

Avokati: Me kanë thirrur nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë.

Klodiana Lala: Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?

Avokati: Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi

Klodiana Lala: Dhe cfarë të tha?

Avokati: Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht

Klodiana Lala: Interesat e kujt do mbronit?

Avokati: Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment. Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur.

Klodiana Lala: Keni konstatuar të vijë djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.

Avokati: Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka filluar nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, vec këtu jam përqendruar ta orjentoj.

Klodiana Lala: Vajza ishte ne praninë tuaj?

Avokati: Ishte edhe psikologu

Klodiana Lala: Keni qenë më pjesë e cështjes.

Avokati: Jo nuk më ka thirrur kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet

Klodiana Lala: Po Rexhep Rrajan e njihni ?

Avokati: E njoh si emër se është bërë edhe publik tani.

Klodiana Lala: Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?

Avokati: Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë.

Klodiana Lala: Konstatuat frikë?

Avokati: Jo, përvec habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Klodiana Lala: Shenja të dukshme dhune ?

Avokati: Jo nuk kam parë.

Etiketa: avokatiXhesiela Maloku


Ju sugjerojmë

Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:18 am
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Aktualitet

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

26 Gusht, 2025 6:51 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet

26 Gusht, 2025 2:41 pm
Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Para
Metodi Marku: Cikloni do prekë dhe Shqipërinë, ja pasojat në vendin tonë

Metodi Marku: Cikloni do prekë dhe Shqipërinë, ja pasojat në vendin tonë

Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ të bën njeri më të keq

Të ndjekësh ‘Keeping Up With The Kardashians’ të bën njeri më të keq

Pse duhet të pini ujë të ngrohtë?

Pse duhet të pini ujë të ngrohtë?
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
27 Gusht, 2025

Dashi Ka gjasa që njerëz të rinj të hyjnë në jetën tuaj. Në fakt mund të kërkojnë t’ju nxjerrin për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
27 Gusht, 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët...

Lexo më shumë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com