Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS nis sulmin ndaj Bashës, tregon 6 kompanitë e kunatit të tij

2018/09/25 at 3:56 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS nis sulmin ndaj Bashës, tregon 6 kompanitë e kunatit të tij

Një ditë pasi opozita denoncoi publikisht me emra kompanitë dhe biznesmenët që sipas saj kanë përfituar në mënyrë abuzive para nga qeveria, mazhoranca ka nisur sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka Ferhati, përmes një deklarate të lexuar, jo nga selia e PS-së, por nga Kryesia e Kuvendit, i ka numëruar Bashës bizneset e kunatit të tij, Erion Isufi.

Më poshtë pjesë nga deklarata e deputetes së PS-së.

‘I pyetur dje në një emision televiziv, Lulzim Basha deklaroi se asnjë familjar i tij nuk zotëron ndonjë firmë konsulence, aq më pak të lidhura këto me shtetin apo me ata që ai i konsideron si oligarkë. Edhe një herë më shumë, lideri i opozitës doli në televizor për të mashtruar opinionin publik. Kunati i tij, Erion Isufi zotëron jo një, por plot gjashtë kompani reklame dhe konsulence: “Landmark Communicatins”, “Landmark Technologies”, “Landmark Premium Print”, “HR Solutions”, “Albania Internet” dhe “Blacksheep”.

A e dini se vetëm “Landmark Communications” dhe “Premium Print”, që prej themelimit kanë gjeneruar mbi 11 miliardë lekë. Vetëm vitin e kaluar, xhiro e deklaruar e këtyre kompanive arriti në 2,2 miliardë lekë, nga të cilat fitimi i deklaruar vetëm 40 milionë lekë të vjetra. Pra, një rrjet kompanish që qarkullojnë shuma kolosale, “deklarojnë” se u mbeten në xhep po aq sa fitojne shumë biznese të vogla qe kanë një marzh fitimi prej më pak se 5%. Por, mashtrimi me taksat është halli më i vogël që ka Luli dhe familjarët e tij.

Të gjitha këto para që siguron kjo “perandori” konsulence janë siguruar direkt duke punuar eksluzivisht me bizneset më të mëdha në vend, të cilat sot, në një tentativë të qartë gjobëvënie ndaj biznesit janë vendosur në “listën e zezë” të Lulit. Si ka mundësi që ndërsa Luli përbetohet se do të pastrojë vendin nga “oligarkët”, kunati, gruaja dhe e gjithë familja e tij pasurohen përditë e më shumë duke punuar me të njëjtët persona? Shumë nga biznesmenët, të cilët Luli i ka grupuar bashkë në listën e tij të zezë, prej vitesh derdhin para direkt në xhepat e familjes së tij, përmes kontratave që kanë me kompanitë e kunatit”, tha deputetja e Ferhati në deklaratën e saj.

Më tej ajo shtron disa pyetje për kreun e opozitës

Po përse pra këto dy standarte? Përse Luli nga njëra anë mbush xhepat dhe nga ana tjetër del me shpatë në dorë kundër biznesit? A mos vallë fushata e nisur nga kryetari i opozitës, ndaj të njëjtëve persona që e kanë ndihmuar të pasurohet, është një fushatë gjobvënie, përmes të cilës Basha pretendon të blejë heshtjen e bizneseve?

A mos valle Lulzim Basha po ben pikerisht ate per te cilen akuzojet brenda PD: Sulme nominale mbi biznesin për të vjelur taksën e heshtjes së tyre! A mos valle ky persekutim, stil sipas vitit 46, kundër kulakeve te anatemuar sot si oligarke, eshte nje sulm me maska politike i opozitës së bashkuar për të detyruar bizneset të paguajnë?

Apo mos vallë kunati i Lulzim Bashes kërkon më shumë prej tyre, nga sa merr rregullisht, dhe për këtë përdor altoparlantin e Partisë Demokratike?!

Etiketa: Bashabizneset e kunatitnis sulminps

Ju sugjerojmë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kryesore

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

12 Shtator, 2025 9:25 am
Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Politikë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Shtator, 2025 8:22 pm
Para
Pak para dasme Stresi dhe Kejsi marrin një vendim drastik

Pak para dasme Stresi dhe Kejsi marrin një vendim drastik

Femra Peshore, ja si është të kesh në krah më të vendosurën e zodiakut

Femra Peshore, ja si është të kesh në krah më të vendosurën e zodiakut

Papa: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit nga Kisha

Papa: Skandalet seksuale po largojnë njerëzit nga Kisha

TE FUNDIT

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
12 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko...

Lexo më shumë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
12 Shtator, 2025

“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është...

Lexo më shumë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
12 Shtator, 2025

Para se të futeshin në sallën e Kuvendit për të nisur detyrën e tyre, deputetet e reja si Sara Mila...

Lexo më shumë

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
12 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. Rama do të marrë mandatin për qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com