Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zef, nanës mi ço fjalë…i thuej që e kam dasht shumë”

2018/09/24 at 2:57 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zef, nanës mi ço fjalë…i thuej që e kam dasht shumë”

Çastet e fundit dhe amaneti i Filip Logorecit, lënë bashkëvuajtësit të tij të qelisë, Zef Staku. Historia tronditëse e gjimnazistit shkodran, që humbi këmbë e duar nga torturat çnjerëzore në hetuesi e më pas dha shpirt në burgun e Shkodrës.


Nga Luljeta Progni

Kur në radio BBC dëgjohej zëri i Anton Logorecit, duke analizuar se si po shkeleshin të drejtat e njeriut në Shqipëri, i vëllai Filipi, po vuante të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste nëpër birucat e burgut famëkeq të Shkodrës së viteve të para të komunizmit. Filip Logoreci, ishte fëmija i shtatë i familjes Logoreci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin. Natyrisht, kishte ëndrrat e tij për të vazhduar studimet e larta si fëmijët e tjerë të Logorecëve. Është ndër familjet e spikatura në Shkodër e mbarë vendin, për traditën e dijes, kulturës e patriotizmit. Por Filipi nuk do të mund ta vazhdonte traditën sepse regjimi kishte vendosur të lëshonte mbi të, të gjithë mllefin monstruoz për kundërshtarin e regjimit.

I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Europën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vendet e kampit komunist. Natyrisht, Shqipëria dhe regjimi komunist zinin një vend të rëndësishëm në analizat e tij. Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyqet e këmbëve dhe duarve të njoma të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit.

Janë katër vite të mundimshme nëpër birucat e burgut të Shkodrës, atje ku u torturuan e u vranë qindra kundërshtarë të regjimit komunist. E ka rrëfyer historinë e Filipit, bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku, dhe na vjen përmes një artikulli të botuar në Shkodranews, nga pinjolli i i kësaj familje, Pjetër Logoreci. Në këtë rrëfim, ka detaje shumë të dhimbshme të ditës së fundit të Filip Logorecit në burgun e Shkodrës.

Vakti i fundit

Familja e Filipit kishte sjellë disa ushqime dhe veshjmbathje sipas rregullores, pasi lejohej një herë në tre muaj që familjarët të mund të kujdeseshin për të burgosurin. Filipit nuk i lejohej takimi me familjen. E ëma Maria nuk e kishte parë qysh ditën kur e arrestuan dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të birin. Ashtu në heshtje, e ëma e la atë çantë me ushqime e veshje për të birin dhe u largua zemërthyer. Pas pak gardiani i burgut u shfaq në qelinë ku ndodhej Filipi dhe shokët e tij… Me ulërima ai thirri në derën e qelisë: … Cili është Filipi?! … hajde të marrësh ushqimin që solli familja…!

Por Filipi nuk mund të çohej sepse ai nuk i kishte as duart, as njërën këmbë. Doktori i burgut kishte vendosur t’ia priste pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Për shkak të shtrëngimit të hekurave, gjymtyrët e Filipit ishin gangrenizuar. Filipi jetonte si në ferr me dhimbje e rënkime. Bashkëvuajtësi i tij, Zef Staku, kujdesej çdo ditë për të, duke u përpjekur ta ushqejë, ta lajë e ta ndërrojë me aq mundësi sa kishte.

“Filipi nuk mund të ngrihet, zotni komandant”, u dëgjua zëri i Zef Stakut përtej hekurave, “ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh…”. Kapteri hodhi mbi çimento tasat e ushqimit duke mallkuar Filipin, Lekën e gjithë të tjerët…

Zef Staku, e mori çantën me ushqime që nënë Marija kishte dërguar për Filipin dhe u përpoq ti jepje një lugë me lëng mishi. Por Filipi ishte shumë i sëmurë e nuk mund të hante as të pinte. Në qeli ishin 13 veta. Askush nuk bzante në respekt të orëve të fundit të jetës të shokut të vuejtjeve. Në qeli vazhdon heshtja. Filipi është në grahmat e fundit, por po përpiqej të belbëzojë disa fjalë. Zefi arrin të kuptojë përmes belbëzimesh: … Zef, … nanës, mi ço fjalë nanës…, … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef”

Prej së largu u dëgjuan këmbanat e kishës, ndërsa Zefi përshpëriste lutjen e fundit për shpirtin e Filipit. Pas pak orësh, dëgjohet përtej hekurave edhe britma e nanës Mari.

Marrë nga Kujto.al

Foto 1: Filip Logoreci
Foto 2: Anton Logoreci

Etiketa: … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef"… nanësburgjeFilip Logorecikomunizemmi ço fjalë nanës…torturaZef


Ju sugjerojmë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin
Kryesore

Thirrjet kundër tij në protestë, Berisha: S’duhet të errësojnë misionin

13 Qershor, 2026 2:05 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Para
Në prapaskenat e Beyonce-s, këngëtarja publikon videon e rrallë

Në prapaskenat e Beyonce-s, këngëtarja publikon videon e rrallë

Temat që nuk duhet të prekni kurrë në takimin e parë me dikë

Këto janë 3 pyetjet që duhet ti bëni patjetër një mashkulli

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Kalimash

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Kalimash
















TE FUNDIT

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet...

Lexo më shumë

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
14 Qershor, 2026

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}