Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hartimi plot gafa i Kryeprokurores Arta Marku: Sovrani janë deputetët!

2018/09/22 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Kalon sitën e vettingut, rikonfirmohet në detyrë kryeprokurorja Arta Marku

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku deshi të sqaronte opinionin publik për kaosin e shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë nuk iu bindën shoqes së saj Donika Prela për tu caktuar me short në gjyqin e Shullazit.


Kujtojmë se ishin 10 prokurorët “rebele” të parët që bënë një letër publike dhe treguan se shorti ku deshi ti përfshinte drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela ishte i paligjshëm. Po kështu hetimet dhe transferimet e Arta Markut për prokurorët rebelë janë të paligjshme.

Arta Marku në sqarimin e saj për opinionin publik tregoi fare pak për atë çfarë ka ndodhur në të vertete tek Krimet e Rënda, por u përpoq të tregonte se ajo është e ndershme dhe korrekte para sovranit.
I madh e i vogël në Shqipëri e di se sovrani është populli, përveç Arta Markut që në hartimin e saj shkruan se sorani janë deputetët.

Citojmë: “E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji”

Neni 2 i Kushtetutës thotë: Sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit, Arta Marku thote: Kuvendi eshte sovrani im dhe i popullit.

Më tej, ajo ç’ka bën përshtypje në letrën e saj është shprehja: “Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.”

Çfarë dëshiron të thotë me këtë shprehje atipike prokurorja që u vendos e përkohshme por po bën 1 vit në krye të akuzës? Sa banda kriminale ka arrestuar dhe sa zyrtarë ka hetuar për korrupsion gjatë qendrimit në këtë dtyre të lartë?!

Lexojeni të plotë letrën e Kryeprokurores Arta Marku

Të dashur qytetarë

Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.”

A mund t’i thote kush te dashures gati 1-vjeçare PPP se kjo nuk justifikon as shpjegon situaten te Krimet e Renda?
Të dashur qytetarë të vendit tim,

Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Të dashur qytetarë,

Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.

Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.
Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.

E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.

Të dashur qytetarë,

Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.

Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.

Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.

Faleminderit!
Arta Marku
PROKURORI I PËRGJITHSHËM I PËRKOHSHËM

Etiketa: arta markukrimet e rendaleter


Ju sugjerojmë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik
Aktualitet

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

26 Korrik, 2025 6:18 pm
Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike
Aktualitet

Inteligjenca artificiale në ndihmë të sulmeve kibernetike

26 Korrik, 2025 5:31 pm
Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat
Aktualitet

Rritet kërkesa për punonjës në sektorin privat

26 Korrik, 2025 5:26 pm
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
Aktualitet

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

26 Korrik, 2025 5:12 pm
Para
LIVE/ Prela e Veliu në konferencë: Banda e Bajrit, 11 të arrestuar

LIVE/ Prela e Veliu në konferencë: Banda e Bajrit, 11 të arrestuar

Shkatërrohet banda e “Bajrit”, emrat e 11 të arrestuarve

Shkatërrohet banda e “Bajrit”, emrat e 11 të arrestuarve

Video/ Gjiko tha “PO” në mënyrën më të veçantë

Video/ Gjiko tha "PO" në mënyrën më të veçantë
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com